E quajti kriminel, Pandeli Majko 'këshillon' Berishën: Një tropojan duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën, këto gënjeshtra ik bëj në Parlament

E quajti kriminel, Pandeli Majko 'këshillon' Berishën: Një tropojan duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën, këto gënjeshtra ik bëj në Parlament

Pandeli Majko dhe Berisha

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar ndaj akuzave të Berishës për kandidatin socialist për Bashkinë e Hasit, Halit Mulaj.

Jo më larg se dy ditë më parë, Berisha gjatë vizitës së tij në Has, akuzoi kandidatin socialist për Bashkinë e Hasit si të dënuar, si rrjedhojë edhe me dy emra për shkak të veprimtarive të tij kriminale. Por Majko, në një reagim në rrjetet sociale, i bën thirrje Berishës të tregohet i kujdesshëm me fjalët, pasi siç thotë “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”.

"Një tropojan, që shkon mik në Has, si rregull, duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën! Edhe kur favorizon dikë kundër një tjetri! Sali Berisha ka deklaruar se kandidati socialistit paska 2 emra!

Një histori të njohur familjare të para viteve 90-t ai e lidhi me “dënime dhe arrestime” të kandidatit socialist në vende të ndryshme…

Në se ka prova të tilla, atëherë KQZ është e detyruar ta “djegë” kandidatin socialist dhe kaq!

Këto gënjeshtra kanë kuptim në Parlament, por jo në Has!

Dje, në vend të fushatës pati fyerje në mes të Hasit, për një hasjan!

Në Has i njohin mirë të dy kandidatët për kryetarë bashkie! Nga vinë ata dhe kush janë, këta dy hasjanë!

Gjuha kocka ska, por kocka thyen! Me lekë mund të blesh vota, por jo të kaluarën tënde! Salla, dje, duartrokiti fyerjet, por aty nuk ishte i gjithë Hasi!

Në Has, heshtja dhe fjala kanë burrninë në mes", shkruan Majko.

Berisha u shpreh se Mulaj është përzgjedhur nga kryeministri Rama për shkak të ngjashmërisë më të në fushën e krimit.

‘Pra nëse ka dy burra që i kanë provuar hekurat më shumë në politikën shqiptare, je Beqir Mula dhe Edvin Rama.

Kështu që do ti thuash sapo ta takosh, dëgjo thuaj; në më njohësh për Halit, të njoh për Edi, në më njohësh për Beqir, të njoh për Edvin. Thirrja ime, për çdo hasjane dhe hasjan, asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnjë votë, të gjitha votat Miftar Dautit.'- tha Berisha në Has.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE