TIRANË- Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar, ka sjellë reagime të ashpra nga përfaqësues të politikës shqiptare. Është kryeministri Edi Rama, i cili në reagimin e tij ka bërë thirrje për paqe dhe stabilitet në rajon, teksa vuri theksin se për aq kohë sa Serbia nuk shkëputet nga e kaluara, sa më e largët është rruga e saj drejt të ardhmes.
"Si mundet dikush që të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë. Pse është kaq e vështirë që Serbia ta kuptojë se për aq kohë sa të mohojë realitetin e pastër kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë që të mijojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes. (...) Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model", shkruan mes të tjerave Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Çfarë ndodhi më 15 janar 1999 në Reçak
20 vjet më parë, mëngjesin e 15 janarit, forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes, masakër e cila tronditi botën dhe bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare. Kjo ngjarje e cila bëri që bota të kthejë sytë nga Kosova, i parapriu edhe fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe. I pari që i dha zë kësaj ngjarje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë, ishte ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ku edhe e pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”. Walker kishte ardhur një ditë pas ngjarjes makabër në Kosovë, ku edhe kishte parë nga afër kufomat. Edhe sot, ambasadori Walker vazhdon ta cilësojë këtë ngjarje si krim kundër njerëzimit.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2222
Lajme të tjera
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! Kurti: Kërcënim
19 Prill, 08:37
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
16 Prill, 14:38
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale për Serbinë
15 Prill, 09:57
-
Vuçiç: Do loboj në SHBA kundër rezolutës për Srebrenicën në OKB
14 Prill, 20:12
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Vuçiç i quan policët e Kosovës terroristë: Arrestuan një burrë trim që është plagosur nga shqiptarët
14 Prill, 17:43
Shume vone qenke bere esell. Deri dje ishte" miku yt Vucic". Futi dhe nje cigare hashash dhe krijoni pastaj shengenin ballkanik me njeres qe kan lyer duart me gjak. Te doli boja shume shpejt dhe ty. Nuk i genjen dot me njerzit .
Përgjigju