E rëndë, 12 viktima dhe 14 të plagosur pas një sherri në një tempull fetar në Indi

E rëndë, 12 viktima dhe 14 të plagosur pas një sherri në një tempull fetar në Indi

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa disa të tjerë u plagosën pas një konflikti në një tempull fetar në Indi. Ngjarja ndodhi teksa pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir, raporton BBC.

Kryeministri Narendra Modi tha se është i pikëlluar për njerëzit që humbën jetën. Dhjetëra mijëra njerëz e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave.

Sipas një oficeri të lartë policie nga rrëmuja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale