Fushë-Krujë/ Me shpejtësi 'skëterrë' në zonë të banuar, automjeti përplas për vdekje 17-vjeçarin! Arrestohet shoferi (EMRAT)

FUSHË KRUJË - Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen "Bakushe Visha".

Mësohet një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Hyundai", teksa kalonte rrugën nga një krah në tjetrin, fare pranë vizave të bardha.

Report Tv mëson se shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje.

"Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit",-njofton policia. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti, duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në këtë zonë, ku dhe ndodhet një shkollë 9-vjeçare.

Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t'i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 21/04/2024 10:16

    Kjo eshte vrasje.

    Përgjigju
  • jani: 21/04/2024 02:44

    keta duhen djegur me benzine...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë