E rëndë, Motori përplaset me ‘Audin’, humb jetën drejtuesi 29-vjeçar në Divjakë, nuk kishte kaskë mbrojtëse

DIVJAKË- Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Këmishtaj në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar.

Motori tip ”Yamaha” i drejtuar nga Klinton Xharaj 29 vjeç banues ne Stravecë, Divjake është përplasur me mjetin tip “Audi” me targa AA756 KY.

Përplasja ka qenë fatale për motoristin i cili ka ndërruar jetë në vend, ndërsa sipas burimeve ai nuk kishte kaskë mbrojtëse. Drejtuesi i motoçikletës i cili udhëtonte ne drejtim të Divjakës në momentin fatal ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pjesën e përparme të “Audit” duke përfunduar pas makinës.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për zbathjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Ky ishte rasti i dytë ne brenda dy ditëve qe drejtuesit e motoçikletave humbasin jetën.

Si në rastin e sotëm ashtu edhe në atë të dy ditëve më parë ku humbi jetën 64-vjeçari Agim Kolaj ka munguar kaska mbrojtëse në kokën e shoferëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër