E rëndë në Durrës! I iku nga duart prindërve, makina përplas fëmijën 3-vjeç! Shoqërohet në polici shoferi 43-vjeçar

E rëndë në Durrës! I iku nga duart prindërve, makina përplas fëmijën 3-vjeç! Shoqërohet në polici shoferi 43-vjeçar

Foto ilustruese

Një fëmijë 3-vjeç në Durrës është përplasur nga një makinë rreth orës 17:40 pasditen e kësaj të shtune teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se fëmija ishe larguar me vrap nga një lokal në të cilët ndodheshin prindërit, dhe nën mungesën e vëmendjes së tyre, fëmija vrapoi në drejtim të rrugës.

Mjeti i cili përplasi të miturin drejtohej nga një 43-vjeçar me iniciale R.B, i cili bëri dhe manovra për të shmangur goditjen. Pas këtij aksidentit, i mituri u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së  Durrësit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 01/10/2022 19:43

    Po prindi nuk duhet shoqeruar ne polici, qe nuk ishte ne gjendje te mbante per dore vogelushin????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës