E rëndë në Durrës/ Ngacmoi një 8-vjeçare, arrestohet i riu, Prokuroria e Policia sqarojnë ngjarjen

DURRES -  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një vajzë 8-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy të rinj, ku njëri prej tyre 16-vjeçari A.R është arrestuar ndërsa tjetri, 13-vjeç N.K po procedohet në gjendje të lirë.  

Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Arapaj. Dy të rinjtë e kanë marrë me forcë minorenen dhe e kanë çuar në katin e 4 të shkollës ku e kanë ngacmuar atë. Më pas ajo është gjendur nga mësuesit të cilët kanë njoftuar prindërit. Këta të fundit kanë denoncuar në polici dhe më pas ka ardhur edhe shoqërimi i dy të rinjve. Sipas policisë vajza i është nënshtruar vizitës mjekësore dhe ka rezultuar se të rinjtë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Prokuroria e Durrësit ku sqaron se çështja në fjalë është e regjistruar si ngjarje, ndërsa shton se me të miturën nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Prokuroria sqaron se rasti bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur nuk duhet bërë publike.

Po kështu për këtë ngjarje ka bërë një reagim sqarues edhe Policia e Shtetit, ku thotë se ngjarja nuk është mbajtur e fshehtë por për shkak se në të janë të përfshirë të mitur është publikuar shkurt në faqen zyrtare të policisë. Më tej në sqarim thuhet se në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim e ëma e vajzës, e cila ka shpjeguar se dy persona kanë kryer veprime të turpshme me vajzën e saj. Sipas sqarimit, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Policia njofton se një ditë pas ngjarjes ka arrestuar 16-vjeçarin ndërsa i mituri tjetër është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen disa kohë pas ngjarjes tronditëse që shokoi opinionin publik ku një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa moshatarë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri