Fier, 10-vjeçari vret me thikë vëllain e tij 13-vjeçar, u grindën duke pastruar peshk (VIDEO)

FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz. 

Ka qenë një 10-vjeçar, K.Veizi, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.Veizi, 13-vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ai u transportuar me urgjencë nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike. 

Vendi ku u grindën vëllezërit dhe ndodhi vrasja

Xhaxhai i vëllezërve: Po qeronin peshk kur u grindën, prindërit ishin në punë kur e morën vesh
Në një prononcim për Report Tv, xhaxhai i dy vëllezërve, Isa Veizi, tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi në momentin e sherrit, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik. 

Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti... Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia. 

Isa Veizi, xhaxhai i vëllezërve

Shtëpia ku ndodhi ngjarja në Fier

Njoftimi i Policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 24/10/2018 18:16

    Realitet i dhunshem, " trima " qe nuk ndeshkohen, pabarazia e madhe sociale, kultura e ulet, kenget e Stresit, Noyzit dhe puta**ve te tjeta neper Tv pjellin gjithe kete agresivitet. Nuk eshte faji i prinderve, por i ambjentit agresiv.

    Përgjigju
  • Ana: 24/10/2018 16:37

    Rasti i dytë brenda pak ditësh, diçka bëhët gabim secili nga ne duhet ta vrasë mendjen për se ndodhin këto lloj tragjedirash Disa njërëz sduhen të bëhen kurrë prindër

    Përgjigju
  • Fredi: 24/10/2018 15:30

    Urgjentisht katnart t maen t izolum neper katunet e tyre ashtu sic i mate Enveri qe su jepte pashaportizim. Vetem kshu kena per me shpëptu!

    Përgjigju
    • populli: 25/10/2018 10:07

      @QYTETARI FREDI.nje dallim midis zonave apo vendodjes dnodh vetem ne shqiperi.e dyta po ato te qyteteruarit ne bllok ne zemer te tiranes qe u vran ja kishte fajin fsatardheku?

  • Kafsha: 24/10/2018 15:11

    Thika e hanxharë, shpata e sopata, cfurqe e sqeparë, katnarë panxharë... “Molla bie nën mollë”

    Përgjigju
  • CaBone: 24/10/2018 14:27

    Nje tragjedi e vertet. Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe zoti ju lehtsoft dhimbjen. Pjesa tjeter VIVA il KAPITALIZMO= Tafmaja, Varferia, Humbje Morali e Dinjiteti, Bot Interesi dhe Intrrigash.

    Përgjigju
  • LORA: 24/10/2018 12:57

    Kjo tragjedi familjare eshte vetem pasqyre e agresivitetit,me thika e hanxhare, te prinderve te djemve. Dy femije ,njeri 10 vjec e tjetri 13,duhet te ishin ne shkolle ne mengjesin e sotem. Shyqyr qe kane shpetuar kalamajte e fshatit nga ky agresivitet vrases.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 24/10/2018 12:54

    O Zot ku jetojme??! Si eshte e mundur qe nje i mitur 10 vjec te mbaje nje thike dhe te there vellane??!! Tragjedi!!

    Përgjigju
    • shit happens: 24/10/2018 14:29

      esht e mundur kur shteti nuk i kerkon llogari e ti gjobisi prinderit nqs nuk lejon femijet te kryejn arsimin e detyruar, shteti e ka fajin

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit