E rëndë në Greqi/ 30 vjeçari shqiptar përplas me makinë studenten greke dhe ia mbath! Policia: E kemi hetuar më parë për trafik droge

E rëndë në Greqi/ 30 vjeçari shqiptar përplas me makinë studenten greke dhe ia mbath! Policia: E kemi hetuar më parë për trafik droge

Shqiptari i akuzuar si autor i ngjarjes së rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ku një makinë e drejtuar nga një 30 vjeçar shqiptar ka përplasur 21 vjeçaren greke. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht në spital gjendja e saj paraqitet kritike.

Ndërkohë pas përmbysjes së makinës, 30 vjeçari shqiptar ia ka mbathur nga vendngjarja, duke e lënë të plagosur rëndë të renë greke. Sipas mediave greke, pronari i makinës ishte një 44 vjeçar i cili pranoi se i kishte dhënë hua makinën e tij të riut shqiptar. Policia bën me dije se shqiptari, emri i të cilit ende nuk është zbardhur, ka qenë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Dyshohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti, i riu shqiptar ka qenë në makinë me një tjetër vajzë. I pyetur nga policia nëse vajza që ndodhej me shqiptarin në makinë ishte rëmbyer nga ky i fundit, pronari i makinës e mohoi një pretendim të tillë.

Mësohet se e reja greke ka dënimte të shumta në kokë, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje thanë për policinë se në përpjekje për t’u arratisur nga vendngjarja, shqiptari e kishte përplasur sërish të studenten greke.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira