Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta! Shkak dyshohet xhelozia

KORÇË- Një grua pësoi djegie të shumta pasi bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Bledar Trëndafili e leu me benzinë dhe më pas i vuri flakën lagjen nr2. në Korçë.

31-vjeçarja, Melisa Trëndafili, ishte duke u kthyer nga puna për në banesën e prindërve të saj, ku jetonte bashkë me dy fëmijët 5 dhe 3 vjeç, kur ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Pas aktit të rëndë 45-vjeçari është larguar me vrap, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij. E reja ka pësuar djegie të shumta në trup dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës, është sjellë për mjekim më të specializuar në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUT.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit , ndërsa gruaja nuk ishte e pajisur me pasur urdhër mbrojtjeje. Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje.

'Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.'- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën, reagon ministrja e Shëndetësisë: Mjekët po bëjnë më të mirën për Melisën

1725120591_adad.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë dhe i vuri flakën ish-gruas duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu e konsideron ngjarjen shumë të rëndë dhe thekson se mjekët po bëjnë më të mirën që ta shpëtojnë.

‘Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.’- shkruan ministrja.

Ora 20:15
Leu gruan me benzinë dhe i vuri flakën, shkak dyshohet xhelozia! 31-vjeçarja ishte pa urdhër mbrojtje

1725119736_bledartrendafilimelisatrendafili.jpg

Një grua pësoi djegie të shumta pasi bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Bledar Trëndafili e leu me benzinë dhe më pas i vuri flakën në banesën e tyre në Korçë.

31 vjeçarja Melisa Trëndafili ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, kur ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë në këmbë në momentin që ka djegur ish bashkëshorten, ndërsa është larguar me vrap pasi i ka vënë flakën.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.

Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka patur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish bashkëshorti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 31/08/2024 18:01

    Burgun per nja 20 vjet pak e ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin