Polici faturino video seksuale me 15-vjeçaren, zbulohen detajet tronditëse (VIDEO)

Një zyrtar lokal i Policisë në Malësinë e Madhe ra në prangat e kolegëve të tij pas zbulimit të një skandali seksual ndaj një vajzë 15-vjeçare. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata. Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bënë edhe kallëzimin.

Të dyja thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin dhe shkoi në polici duke kërcënuar nënë e bijë. "Do ju zhduk, do ju shfaros", - ishin fjalët kërcënuese të tij, të cilat nëna ka guxuar t'i bëjë publike në media duke mos pasur ngurrimin edhe të publikojë videon me gjeste të turpshme nga ana e inspektorit të policisë Berahan Bajrakurti. Familjarët treguan se ata dhe vajza janë përndjekur dhe kërcënuar nga polici. Ata kanë shkuar në komisariatin e policisë ku denoncojnë se nuk janë pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i ka kërcënuar, më pas e denoncuan rastin në media.

Report Televizion mëson se shumë vite më parë, në 2008-ën, Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje në detyrë.

Korrespondenti i Report Tv, Ergys Kavaja, mëson se gjatë kësaj periudhe, Bajrakurti ka bërë punën e faturinos në linjën e autobusit Shkodër-Koplik. Rreth vitit 2015 ai është rikhtyer në detyrë, derisa sot u arrestua nga kolegët për ngacmimin seksual ndaj minorenes. Ndërkohë në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor ai është rikthyer në detyrë.

Inspektori i Policisë është i martuar, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, njëra e martuar dhe vajza e dytë beqare.

Mësohet se vajza që është ngacmuar seksualisht nga polici, është në gjimnaz, dhe vazhdon mësimet në Gjimnazin e Gruemirës.

Nuk është hera e parë që qytetarë të gjendur në vështirësi nuk priten nga organet kompetente dhe detyrohen t'i drejtohen medias për të gjetur zgjidhje të problemeve të rënda që i kërcënojnë dhe jetën. Pas denoncimit të rastit, policia arrestoi efektivin e policisë Berhan Bajrakurti, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë denoncim dhe se me rastin janë informuar nga media.

Njoftimi i SHÇBA

Shkodër

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie. 

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te  denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme. 

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodran: 12/02/2019 11:57

    Qe nje polic nuk e pergjitheson tere trupen e policise, kete e din edhe femija 6 vjec, por qe te shprehet ministri i brendhsem , Lleshaj, sot gjate vizites ne qytetin e Koplikut "Po e kerkojme denoncuesin , por nuk po e gjejme askund", kete nuk arrij ta kuptoj dot. Perse perben problem gjetja e denoncuesit per ministrin , apo per te bere Show e rradhes me familjen e fatkeqes si ne rastin e Kavajes!!???

    Përgjigju
    • Ktosh: 12/02/2019 20:36

      Nuk gjendet askund sepse nuk ka denoncues o shkodran!! Video eshte personale e robit qe ne daç i bie me dore ne daç e pret fare dhe ne nuk na hyn ne xhep!! Ai ose ajo qe e ka poseduar me ose pa deshire kete video eshte pjese e nje skenari qe vjen era Babale!! Denoncuesi nuk ka pse te kete frike per nje kauze te drejte dhe qe i ka prekur nderin, te dorezoje tek prokurori i pergjithshem ose ne ndonje ambasade kallezimin me emer dhe nuk do te kete me as probleme per ministrin dhe as per ty qe shqetesohesh per show-n e radhes.....

  • MALSORI: 12/02/2019 11:18

    KY FIS BAJRAKURTI I PA BES TRADHTAR IMORAL NA TURPERUN MALSIN INTERRNIM ESHT PAK DHE THON TAN MALSIA KTYNE BAJAKURTAJVE AS SU JEPET VAJZ AS SU MERRET VAJZ. JAN TE PA BES TRADHTAR IMORAL..

    Përgjigju
  • Maloki: 12/02/2019 11:12

    Si bon malsori kto gjona tpista bre bur shka je ka thue.

    Përgjigju
  • MALSORI: 12/02/2019 11:07

    KY FIS BAJRAKURTI.. RRAC E MARR E PA BES TRADHTAR IMORAL NA TURPERUN MALSIN INTERRNIM TE GJITHEVE

    Përgjigju
  • Fredi: 12/02/2019 10:21

    Tani do ta kënaqin në burg, se ketyre te tillëve atë u bëjnë!

    Përgjigju
  • Populli: 11/02/2019 20:08

    Vdis me turp në burg o plehrë perverse.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/02/2019 19:26

    Jena shkatrru si popull.turp njerz pa seder pa gjak pa ftyr.

    Përgjigju
  • Tosi: 11/02/2019 18:51

    O njerz mos shkoni ne polici per asnje lloj denoncimi vetem te emisionet investigative. Policia e shtetit esht Akoma me mostra te Tilla e cdo denoncim e marrin me tallje me moskokcarje, me kercenim. Kshuqe vetem te emisionet investigative ose nder portale te ndryshme drejtojuni

    Përgjigju
  • Ops: 11/02/2019 18:20

    Fytyra e Rilindjes se administrates

    Përgjigju
    • babale 2: 11/02/2019 20:07

      mire e the fytyra e shpellareve

    • Babalja: 11/02/2019 19:42

      Kjo esht ftyra shpellareve saleh&co

  • Korab: 11/02/2019 17:33

    Kastracion kimik këtij pedofili bastard. Aty në burg hidhjani në tokë sapunin dhe shqyejani b....

    Përgjigju
  • dulja: 11/02/2019 17:28

    me peqen se keta thone kemi bese ne po kshu eshte besa more shk**dhate qeveria mose rri kembe kryqe se mbaruam si shtet

    Përgjigju
  • E**A**: 11/02/2019 17:17

    Turp

    Përgjigju
    • mazllem pepinua: 11/02/2019 17:53

      maloqi digital i mori me qafe teknologjia malot, po ua nxjerr pisllekun sheshit

  • Shkodra: 11/02/2019 16:16

    Ky pe**fil polic, meriton vetem tredhjen e ko**ve,

    Përgjigju
  • Babalja: 11/02/2019 16:02

    Prejani k**et ketij primitivi.

    Përgjigju
  • Alo: 11/02/2019 15:29

    Ne nje nga intervistat e para te ministrit te brendshem te sapo emeruar thoshte se " Mua si minister do te me shifni te fytyra e policeve,si te jene ata, ai jam une. Nqs do ti shihni policet me krimin dijeni qe jam une me krimin, nqs do i shihni policet te dehur dijeni qe po pi une, nqs i shihni policet te pasjellshem dijeni se po sillem une....ata do te jene fytyra jone dhe ata do te na perfaqesojne ne ". Po tani si i bie vllaaa?????

    Përgjigju
    • Mali: 11/02/2019 17:44

      PASTRIM NGA POLICIA E SHTETIT GJITHË PLEHRAVE QË ABUZOJNË ME DETYRËN....ATA NUK JANË PUNONJËS POLICIE POR TË FUTUR KONTRABANDË NË POLICINË E SHTETIT...LARG DUART NGA POLICIA E GJITHË ATYRE FUNDERRINAVE QË MILITOJNË NËN HIJEN E PARTISË.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS