Sherr në Shkodër, 50 vjeçari fut fqinjen nën gomat e makinës dhe i thyen këmbët! Konflikti prej vitesh me burrin e 54 vjeçares

Sherr në Shkodër, 50 vjeçari fut fqinjen nën gomat e makinës dhe i thyen këmbët! Konflikti prej vitesh me burrin e 54 vjeçares

Foto ilustruese

SHKODËR- Një debat me fqinjin i kushtoi  rëndë një 55-vjeçareje në njësinë Guri i Zi në Shkodër, e cila përfundoi në Spitalin e Traumës. Katrina Hila pas një konflikti në rrethana ende të panjohura, kërcënoi me levë fqinjin e saj por përfundoi nën rrotat e makinës së tij duke thyer këmbët dhe pësoi fraktura në pjesë të tjera të trupit.

Report tv mëson se personi që përplasi me makinë “Mitsubishi” fqinjen e tij është   61-vjeçari Hilë Simoni i cili tashmë është vënë në prangat e policisë.

Përplasja u raportua fillimisht si aksident, por nga hetimet rezultoi se 55-vjeçarja u aksidentua me qëllim nga fqinji, pas debatit që patën verbalisht.

Gazetari Ergys Kavaja raportoi për Report Tv, se dy fqinjët kanë pasur konflikte të mëparshme, pasi bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara.

Katrina Hila nuk ka pasur levë siç pretendon Hilë Simoni, pasi sipas policisë  50 vjeçari e ka përplasur qëllimisht fqinjën e tij, duke i thyer këmbët. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur 54 vjeçaren u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Futi fqinjën nën gomat e makinës dhe i theu këmbët, zbardhen detajet e ngjarjes në Shkodër

Një 50 vjeçar në Shkodër ka përplasur me makinë fqinjen e tij 54 vjeçaren Katrina Hila.

Sipas informacioneve për Report Tv, ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por pas hetimeve ka rezultuar se 50 vjeçari Hile Simoni është komshi me të plagosurën.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, Hilë Simoni ka hipur në makinë dhe e ka përplasur. Konflikti mes fqinjëve ishte prej vitesh mes Hilë Simonit dhe bashkëshortes së Katrina Hilës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artel: 20/09/2020 16:29

    pushkatim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin