Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan në veshkë dhe pas veten në qafë! Çifti përfundon në spital, janë prindër të një fëmije me autizëm

Floreta Nanaj, 40 vjeçe, nënë e një fëmije me autizëm, mbeti e plagosur dhe po lufton për jetën në spitalin e Tepelenës. Ajo u godit me thikë në bark nga bashkëshorti i saj pas një debati në banesë. Krimi në familje u regjistrua në orën 09:40 në katin e dytë të këtij pallati në lagjen “Selam Musai” të Tepelenë. Autori i krimit Lulzim Nanaj, 42-vjec pasi ka goditur gruan, ka plagosur edhe veten me thikë dhe të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja.

Natyra e konfliktit mbetet mister kjo edhe pë shkak të gjendjes së rënduar të çiftit Nanaj, të cilët janë konfliktuar mëngjesin e sotëm. Nuk dihet arsyeja e këtij shkaku, që policia tha se është konflikt i çastit, ku mbeti e plagosur në gjendje më të rëndë, Floreta Nanaj, e cila po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe të afëmit po japin gjak, pasi ka pasur hemorragji të madhe.

Fqinjët jashtë kamerave thanë se kanë dëgjuar debatin me zë të lartë në shtëpinë e çiftit Nanaj por nuk janë në dijeni të motiveve. Ata thanë se çifti Nanaj jeton në kushte të vështira ekonomike, Floreta shet në tregun e rrobave të përdorura, ndërsa i shoqi që tentoi ti merrte jetën është i papunë.

Nngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e dytë të pallatit në banesën e tyre në Tepelenë. 40-vjeçarja është qëlluar në zonën e veshkës dhe një kapilar gjaku është dëmtuar dhe gjendja e saj është shumë e rënduar në këto momente.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel