E rëndë në Tiranë, gruaja hedh qenin nga kati i 6-të i pallatit! Fqinja e tmerruar: O Zot mos... Ka 3 ditë që e gjuan me shkop (VIDEO)

E rëndë në Tiranë, gruaja hedh qenin nga kati i 6-të i pallatit! Fqinja e tmerruar: O Zot mos... Ka 3 ditë që e gjuan me shkop (VIDEO)

Qeni në tokë pasi u hodh nga pallati

TIRANË – Një grua është tmerruar nga fqinja e saj e pamëshirshme, e cila hodhi qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit.

Ajo ka filmuar të gjithë momentin teksa bërtet e frikësuar dhe thotë se do të marrë policinë. Po ashtu shprehet se fqinja prej 3 ditësh e dhunon qenin duke e goditur me shkop.

“Au, ou, idiote, o idiote mos o Zot mos. Çfarë bën moj idiote. Direkt policinë do marr, policinë do marr direkt në telefon sepse të kam me video kur e gjuan me shkop. Ke tre ditë që e gjuan me shkop”, dëgjohet të thotë qytetarja.

Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga ‘AnimalClubAlbania’ që tregon edhe qenin e shtrirë në tokë pasi është hedhur nga pallati. Nesër në orën 17:00 animalistët do të organizojnë një Protestë simbolike në formë homazhi, pranë pallatit ku një grua keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë qenin, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime, plagë dhe kocka të thyera.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Qeni në Tiranë ngordhi pasi një grua e hodhi nga kati i 6-të, nesër animalistët në protestë pranë pallatit ku ndodhi ngjarja

1679081911_page.jpg

Ditën e nesërme, në orën 17:00 animalistët do të organizojnë një protestë simbolike në formë homazhi pranë pallatit ku një grua keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë një qen, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime, plagë dhe kocka të thyera.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 18/03/2023 10:52

    edhe ai qe rref kafshet ka tendenca kriminale

    Përgjigju
  • Qytetari: 17/03/2023 23:56

    Mire e kane ca zona te gjermanise qe nuk lejojne qente neper pallate se na cane veshet gjithe diten ham ham.

    Përgjigju
    • Qytekar: 18/03/2023 11:28

      Po matrapiku n 6 t mjesit ose makina e femise tend qe degjohet nga 2 km larg,te bezdis?? Ik n gjermani,rrot prasi

  • Iris: 17/03/2023 23:10

    Mund te kishte qene dhe me keq,mund te kishte qene nje femije ne vend te qenit,sepse kam pershtypjen qe pronarja ka dale pak nga shinat dhe ka per t'ia hedhur me kete justifikim,ose qeni i stresuar nga jeta qe ka bere ne ate ambient e ka nxjerre frustimin duke i shqyer ndonje mobilje dhe kjo i ka nxjerre inatin.S.d.q. nje verejtje kam dhe per komshijen qe e ka filmuar dhe ata te tjere qe i kane patur apt.afer dhe qe kane degjuar,ose kane bere sikur nuk kane degjuar kujisjet e qenit.Si ka mundesi qe ka tre dite qe po e torturon dhe asnjeri nuk ka lajmeruar policine?!

    Përgjigju
  • Max: 17/03/2023 22:40

    Perse jeni kaq rrace bastarde si meshkujt si femrat rrace qelbesira

    Përgjigju
  • Meri: 17/03/2023 21:02

    I uroje kësaj femëre,të ket nji fat shumë herë më të keq,se ai I qenit të vet:

    Përgjigju
    • Dakord: 18/03/2023 08:53

      Te lumte goja Meri. Kjo grua katile eshte ne gjendje te vrase edhe njerez

  • Tallavaja: 17/03/2023 20:34

    Para disa vitesh nje i ri hodhi ne Bronx (USA) nje qen nga kati i 5 nga dritarja, e kish lidhur me skotch tape. Dikush e pa dhe njoftoi policine. U denua 6 muaj burg dhe me korrektim pune oresh te detyruara. Nice ne veprat e tij ka shkruar: Kur njoha kafshen, urreva njerine. Urrejtja nuk eshte gje e mire, por mbase ka raste qe ze vend ne ndergjegjen e njeriut si e ligjshme. Komshija qe e ka pare ka bere mire qe ka njoftuar policine. Po pse e ben, kur kafsha te lepin, te rri prane, te heq stresin, nuk te le vetem, apo nuk je njeri. Meriton shume me keq dhe me rende, nuk je njeri.

    Përgjigju
  • Peti: 17/03/2023 15:20

    kjo eshte skandaloze, shoqata nderkombetare e kafsheve duhet te ngreje padi ne Gjykaten Penale. Keqtrajtimi i kafsheve eshte jashte cdo norme e morali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin