E rëndë/ Ranë nga ura teksa xhironin për një serial televiziv, ndërrojnë jetë aktorët

E rëndë/ Ranë nga ura teksa xhironin për një serial televiziv, ndërrojnë jetë aktorët

Dy aktorë meksikan kanë ndërruar jetë teksa ranë nga një urë gjatë xhirimeve për serialin televiziv "Sin Miedo a la Verdad".  Lajmi u konfirmua nga rrjeti meksikan Televisa, të cilët përmes një njoftimi thanë se Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke xhiruar një skenë në momentin e incidentit.

"Lutjet dhe ngushëllimet tona shkojnë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo", vijoi më tej në deklaratën për media rrjeti.

Produksioni ishte duke punuar me autoritetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thanë përfaqësues të rrjetit Televisa, duke mos dhënë detaje të sakta rreth incidentit që përfundoj me vdekjen e dy personave.

Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të "Sin Miedo a la Verdad" (Pa frikë nga e vërteta). Seriali tregon historinë e një hakeri të ri ndërsa ai ndihmon viktimat e krimit, sulmit në internet dhe korrupsionit.

Përveç rolit të tij në serialin e Televizës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në "Monarca" të Netflix. Ndërkaq, Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo "El Señor de los Cielos".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri