Dy aktorë meksikan kanë ndërruar jetë teksa ranë nga një urë gjatë xhirimeve për serialin televiziv "Sin Miedo a la Verdad". Lajmi u konfirmua nga rrjeti meksikan Televisa, të cilët përmes një njoftimi thanë se Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke xhiruar një skenë në momentin e incidentit.
"Lutjet dhe ngushëllimet tona shkojnë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo", vijoi më tej në deklaratën për media rrjeti.
Produksioni ishte duke punuar me autoritetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thanë përfaqësues të rrjetit Televisa, duke mos dhënë detaje të sakta rreth incidentit që përfundoj me vdekjen e dy personave.
Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të "Sin Miedo a la Verdad" (Pa frikë nga e vërteta). Seriali tregon historinë e një hakeri të ri ndërsa ai ndihmon viktimat e krimit, sulmit në internet dhe korrupsionit.
Përveç rolit të tij në serialin e Televizës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në "Monarca" të Netflix. Ndërkaq, Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo "El Señor de los Cielos".
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2217
Lajme të tjera
-
Me konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve
16 Prill, 14:12
-
Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë
6 Prill, 15:56
-
'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur
16 Mars, 18:44
-
'Shënime video'/ Artisti Driant Zeneli ‘rizbulon’ shkencëtaren e parë shqiptare përmes një filmi
22 Shkurt, 19:24
-
Meksikë, kisha e zhytur në ujë rishfaqet në sipërfaqe! Për popullatën është ogur i keq (VIDEO)
13 Shkurt, 07:39
-
Ish-futbollisti qëllohet me gjashtë plumba në Meksikë, ndërron jetë në fushën e lojës
2 Shkurt, 15:42
-
'Aleksandër'/ Në film historia e mekanikut që rrëmbeu anijen e flotës për t'u arratisur nga Shqipëria, i vranë të bijën 5 vjeçe! Regjisori: Xhirimet mes tre kontinenteve
1 Shkurt, 16:31
-
Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin
20 Janar, 08:44
-
Ishte pjesë e bandës kriminale, nusja meksikane arrestohet në ditën e dasmës së saj
16 Janar, 09:18
-
‘Murgeshat e kanabisit’ që duan t’ua marrin marihuanën narkotrafikantëve
3 Janar, 21:04
-
Blinken viziton nesër Meksikën, mbi 11 mijë emigrantë presin të hyjnë legalisht në SHBA
27 Dhjetor 2023, 10:50
-
Fitoi 'Oscar', gjendet i vdekur në makinë aktori i filmit "Parasite"
27 Dhjetor 2023, 08:58