VIDEO/ E rrallë, në Parkun Kombëtar të Qafështamës, pas 30 vitesh rishfaqet kaprolli

Një dukuri e rrallë është vënë re në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Një qytetar ka filmuar një kaproll i cili shëtit nëpër parkun Kombëtar të Qafështamës.

Duhet theksuar se kaprolli në këtë zonë ishte zhdukur që në vitin vitin 1992 dhe që prej asaj kohe nuk kishte asnjë gjurmë apo shenjë të kësaj kafshe mbreslënëse.

Video është filmuar paraditen e sotme. Sipas ekspertëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, prezenca e kaprollit vjen si rezultat i moratoriumit të kafshëve dhe shpendëve, i vendosur nga qeveria dhe puna e ADZM, Durrës.

Prania e kaprollit shihet dhe si një atraksion që i shtohet kësaj zone turistike përpos bukurive natyrore dhe vetive kuruese që i atribuohen këtij parku.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2022 23:36

    Edhe po u shpetoi gjuetareve,nuk ka per t'i shpetuar makinave.Shoferet e Shqiperise (jo te gjithe)nuk pyesin per njerezit,jo me per kafshet qe jo e jo!

    Përgjigju
  • Erisa: 26/01/2022 17:46

    Pse e publikuar se do e vrasin te shkretin

    Përgjigju
  • Nikla: 26/01/2022 16:38

    Po car ju desh mer me qit kete video.....do ngrehet krejt rrethi krujes me vra ket kaproll...hiku ene ky i shkreti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush