'E rrënuar ekonomikisht', Amber Heard mendon të shkruajë një libër për ngjarjet e fundit në jetën e saj

'E rrënuar ekonomikisht', Amber Heard mendon të shkruajë një libër për  ngjarjet e fundit në jetën e saj

Amber Heard

Amber Heard po mendon të shkruajë një libër pasi detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, 8.3 milion dollarë dëmshpërblim pas gjyqit për shpifje.

Persona të afërt me Amber thonë se aktorja 36-vjeçare është e lënduar dhe nuk ishte në gjendje të refuzonte paratë pasi gjendja e saj ekonomike është e rrënuar.

Ajo e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood dhe se nuk ka asgjë për të humbur pas ngjarjeve të fundit dhe dëshiron t’i tregoj të gjitha përjetimet e saj.

Lajmi vjen pasi Heard pranoi përmes avokatit të saj se ajo nuk mund të përballonte 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim që ajo i detyrohet Johnny Depp.

Aktorja që atëherë është parë duke blerë rroba të lira në një dyqan në New York.

Kujtojmë se Depp fitoi ‘betejën ligjore’ për shpifje kundër Amber Heard, pasi një juri në Virxhinia vërtetoi pretendimin se ish-gruaja e tij cenoi reputacionin e tij dhe dëmtoi karrierën e tij kur ku ajo akuzoi aktorin se e kishte dhunua.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen, por nuk do të na shkatërrojë