E treta e vërteta? Vllaznia e vajzave të mërkurën për historinë, futbollistet: Ejani na mbështesni në 'Loro Boriçi'

Të mërkurën në orën 16:00 Vllaznia e futbollit të femrave do ketë mundësinë të shkruajë historinë e skuadrave shqiptare në Champions League, pasi vajzat shkodrane do përballen në ‘play-off’ në ndeshjen e kthimit kundër Vorskla Kharkiv 2. Fituesi shkon në fazën e grupeve, ndërsa sfida e një javë më parë u mbyll me shifrat 1-1.

“Është një arritje shumë e madhe si për mua personalisht ashtu edhe për skuadrën. Do japim maksimumin, pasi nuk e kemi bërë më para. Nëse ia dalim emri jonë, por edhe i klubit do shkruhet në histori. Shpresoj të na shkojë mbarë edhe me mbështetjen e tifozëve, por të gjithë atyre që do jenë në stadium,”-u shpreh Arbenita Curraj, futbolliste e Vllaznisë.

“Padyshim që është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin, por mund të them edhe për vendin. Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të vij në këtë klub dhe të japë kontributin tim në këtë situatë. Shpresoj që t’ia dalim,”-tha Meghan Cavanaugh, futbolliste e Vllaznisë.

Edhe sfida e kthimit, ashtu si të mërkurën e kaluar, do luhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’, për shkak të luftës në Ukrainë. Menaxheri i ekipit të Vllaznisë premton se është bërë e pamundura që edhe këtë herë të ketë një atmosferë të zjarrtë në stadium.

“Jemi mundu me çfarë kishim mundësi për të organizuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi shpërndarë ftesa duke përfshirë shkollat, gjimnazet dhe çdo objekt tjetër kulturor. Shpresoj që tifozët të na mbështesin ashtu si në ndeshjen e parë,”-deklaroi Oliver Matija, menaxher i ekipit.

Kjo është hera e tretë që Vllaznia e futbollit të femrave provon të shkojë në fazën e grupeve të Champions League, diçka që nuk e ka arritur asnjë ekip tjetër shqiptar.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet