Jurgen Klinsmann, trajneri i kombëtares së Koresë së Jugut, ka zbuluar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Perusë dhe El Salvadorit. Ajo që bie në sy është emri surprizë i sulmuesit 31-vjeçar Jun-Ho Son. E veçanta është se lojtari nuk mund të paraqitet në grumbullim, pasi aktualisht është i dënuar dhe ndodhet në një burg në Kinë.
Jun-Ho Son ndodhet në brug që prej marsit të këtij viti, kur lojtari i ekipit të Taishan është arrestuar nga policia vendase. Futbollisti koreano-jugor është arrestuar me akuzën e korrupsionit, pasi ka marrë parà nga persona jo-qeveritarë. Të paktën ky është version zyrtar që ka shpallur qeveria kineze pas arrestimit të lojtarit të Taishan.
Federata Koreano-Jugore gjithnjë e ka mbështetur lojtarin e saj Jun-Ho Son dhe familjen e tij, duke nisur prej kohësh procedurat për transferimin e tij në Kore. Duket se edhe përfshirja e tij në kombëtare, pavarësisht se nuk do të paraqitet, është një shenjë e kësaj mbështetjeje.
"Ne nuk e dimë gjendjen e tij shpirtërore, nuk e dimë se në çfarë gjendje fizike është, por mendoj se është e rëndësishme t'i tregojmë mbështetje Jun-ho-s kështu që ai ndjen se jemi aty pas tij. Ne jemi të gjithë të shokuar me situatën. Ne vërtet shpresojmë dhe lutemi që ai të lirohet. Ai është në listë në rast se diçka ndodh", tha Klinsmann.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.7%
-
Jo
17.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1330
Lajme të tjera
-
Kim Jong Un kërkon shtim drastik të prodhimit të raketave
14 Gusht, 12:13
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut dënojnë provat e Phenianit me raketa
20 Korrik, 18:07
-
SHBA demonstron fuqinë ushtarake pas tubimeve anti-amerikane në Korenë e Veriut
30 Qershor, 23:33
-
SHBA dhe aleatët zhvillojnë stërvitje të përbashkët kundër raketave, Koreja e Veriut paralajmëron krizë sigurie
18 Prill, 13:08
-
Më i miri i muajit në Korenë e Jugut, ftesa e merituar për Jasir Asanin në Kombëtare
7 Prill, 14:57
-
Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi 'mbreti' koreano-jugor i kriptomonedhave
23 Mars, 18:41
-
Mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut, ekspertët: Mund të ketë pasoja vdekjeprurëse! Vendi ndodhet në situatën më të keqe
4 Mars, 15:24
-
ZYRTARE/ Jasir Asani bën lëvizjen e papritur, ish-anësori i Partizanit transferohet në Korenë e Jugut
8 Dhjetor 2022, 09:48
-
Festa e Halloween që kthehet në ferr, të paktën 146 të vdekur në Korenë e Jugut! Dyshohet shtypja nga turma (VIDEO)
29 Tetor 2022, 19:59
-
Pheniani thotë se do të godasë Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse sulmohet
5 Prill 2022, 09:09
-
Në serial e zhytur në borxhe, por ylli i ‘Squid Game’ po fiton miliona
10 Tetor 2021, 21:27
-
Kim Jong Un shprehet i gatshëm për të rikthyer bisedimet me Korenë e Jugut
30 Shtator 2021, 10:07