E pabesueshme por e vërtetë! Karotat nuk kanë qenë në fillim ngjyrë portokalli

E pabesueshme por e vërtetë! Karotat nuk kanë qenë në fillim ngjyrë portokalli

Karotat nuk kanë qenë gjithmonë portokalli. Besoni apo jo, ka qenë një kohë kur karotat ishin të bardha! Ato janë një element kryesor i njohur i shumicës së dietave të shëndetshme dhe të gjithë e dimë se çfarë duhet të kërkojmë kur i duam në supermarket, ngjyrën portokalli. Por tani, adhuruesit e perimeve kanë mbetur të habitur pasi zbuluan pse pikërisht karotat kanë këtë ngjyrë.

Megjithatë, kur ndaloni së menduari për këtë, ngjyra e bardhë ka shumë kuptim, pasi karotat rriten nën tokë, si dhe perimet e tjera të bardha si patatet dhe rrepat. Por, si me të gjitha gjërat në këtë botë, ndodhin veçori gjenetike dhe rezulton se karotat janë zgjedhur në mënyrë selektive për të pasur ngjyrën portokalli. Varietetet e tjera të karotave që kanë qenë përreth përfshijnë karotat vjollce dhe të verdha. Thuhet se këto ishin rreth disa qindra vjet më parë.

Karrotat e kanë preardhjen e tyre në Iranin e sotëm dhe Afganistan. Ato përmbajnë rreth 32 mijë gene (më shumë se një njeri), prej të cilave dy janë gene recesive njëri ka kontribuar në krijimin e karotenoidës, si karoteni alfa dhe beta.

Shkencëtarët besojnë se fermërt e hershëm kanë rritur karrota shumëngjyrëshe në mënyrë të pavetëdijshme
Thuajse 1100 vite më parë varietet lejla dhe ato të verdha u krijuan, më pas 600 vjet më vonë falë metodave të reja të kryqëzimit, lindi karrota portokalli që ka shumë karrotenë beta.

Ka një teori që karrotat portokalli janë promovuar nga holandezët, të cilët i kultivuan ato në nder të Ëilliam të Oranzhës (Orange), liderit të shekullit të 16 që u ngrit kundër Spanjës habsurgase dhe që sundoi në një pjesë të Europës perëndimore. Sido që të jetë e vërteta e kësaj ideje të veçantë, karrota portokalli u shndërrua dhe u asociua me shtëpinë e Oranzhëve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet