'E vështirë, por ia dalim për Botërorin!' Bare optimist për Kombëtaren! Uzuni: Hungarinë e njoh mirë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot ditën e tretë të përgatitjeve për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të kualifikuese të Botërorit kundër Hungarisë dhe Polonisë, ndërsa për trajnerin Reja fatmirësisht grupi vijon të jetë i plotë, me përjashtimin e mbrojtësin Erion Hoxhallari, që ashti si fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përsa i përket futbollistëve është e qartë se ekziston një optimizëm për ta mbyllur grupin në vendin e dytë dhe për të ëndërruar Botërorin Katar 2022.

Keidi Bare, futbollist i Kombëtares: Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira."

Ndeshja e parë e kuqezinjtë do jetë të shtunën me datë 9 tetor kundër Hungarisë në transfertë, një kombëtare të cilën Myrto Uzuni e njeh mirë pasi aktivizohet me Ferencevaros-in.

Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares: Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë. Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.

Tre ditë pas përballjes me Hungarinë Shqipëria do të luajë në ‘Air Albania’ kundër Polonisë.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!