Gati për tu 'arratisur' nga Bari drejt Shqipërisë, 70 km larg familjes! Gjendet Live në emisionin 'Pa Gjurmë' 18-vjeçarja

Vetëm 30 minuta pas publikimit në emisionin 'Pa Gjurmë' është gjetur LIVE, 18-vjeçarja shqiptare Lila Mila e cila ishte larguar nga banesa e saj në Fasano para 4 ditësh.

Ka qenë vëllai i saj Jorgo Mile i cili ka dhënë lajmin e mirë duke thënë se kishin qenë disa emirgantë që kishin njoftuar pasi panë emisionin Pa Gjurmë dhe njoftimet e policisë italiane, se vajza ndodhej në portin e Barit. Jorgo ka falenderuar Pa Gjurmë dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar për gjetjen e motrës së tij.

Policia ka ndaluar vajzën në tentativë për të ardhur në Shqipëri, pasi ajo kishte prerë biletën për në mbrëmje.

"Sapo kam biseduar me komandatin e Barit. Ndodhet ne portin e Barit,  ne jemi gati per te udhëtuar ne portin e Barit. Kishte prerë biletën per ne Shqiperi. Do ta marrim në pyetje është në dorën e asaj nëse do kthehet se është e madhe. Ju falenderoj shumë." ka thënë vëllai, Jorgo.

Familja e vajzës jetonin prej 3 vitesh në Itali dhe ajo nuk ishte larguar kurrë nga banesa. Pavarësisht  kësaj 18-vjeçarja u largua nga familja dhe u gjet në portin e Barit rreth 70 km larg nga shtëpia.

Kanë qenë emigrantët që sapo kanë parë emisionin Pa Gjurmë dhe njoftimet e policisë Italiane kanë telefonuar duke dhënë detaje për Lila Milan e cila më pas u ndalua nga policia në portin e Barit.

Vajza ishte në tentativë për të ardhur në Shqipëri ku dyshohet se do të takohej me djalin që kishte njohur në rrjetet sociale i cili ishte me origjinë nga Korça. Vëllai i Lilas bëri të ditur pak para se të gjendej motra e tij, se kjo e fundit kishte komunikuar me djalin nga Korça duke i kërkuar se nëse ai nuk vinte në Itali do të shkonte ajo tek ai. Pas apelit në Pa Gjurmë shumë shqiptarë kanë ndihmuar në gjetjen e 18-vjeçares e cila do të bashkohet me familjen.

Apeli i vëllait në ''Pa Gjurmë''

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot