Edhe e djathta europiane 'tradhton' Bashën, PPE: Dënojmë dhunën, uluni në dialog

Edhe e djathta europiane 'tradhton' Bashën, PPE: Dënojmë dhunën, uluni në dialog

Joseph Daul dhe Lulzim Basha

Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane (pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha) ka dënuar dhunën në protestat e opozitës shqiptare në tubimet e 11 majit dhe 13 majit në Tiranë.

Ashtu si SHBA, BE e të gjitha kancelaritë kryesore europiane edhe Joseph Daul kërkon që opozita të shmangë dhunën dhe të ulet në dialog për të kapërcyer ngërçin e krijuar në institucionet shqiptare pas daljes nga Kuvendi.

"Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të ulni retorikën dhe të frenojnë çdo dhune" deklaroi ai. Opozita shqiptare ka zhvilluar disa protesta, mes tyre 5 kombëtare, nga të cilat 3 kanë degjeneruar në dhunë, e para, e katërta dhe e pesta, dy të fundit të shtunën në mbrëmje dhe mbrëmjen e djeshme.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike pas djegies së mandateve dhe daljes në rrugë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, në të cilat nuk është regjistruar, por Rama ka deklaruar se nëse do të tentohet të pengohet autorët do të përballjen me ligjin.

Postimi i Joseph Daul

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROLANDI KOLLOVARI XHIXHIS: 14/05/2019 20:16

    O lyl po ti je komplet idjot po të flet gjith bota e ti bën sikur s'digjon. Po digjo plakun matuf kriminel salheun. Vazhdo se do ta gjesh të sëmës.

    Përgjigju
  • F. Suma: 14/05/2019 16:57

    Basha vec zjarrit dhe hirit nuk ka cka t`i jap, Shqipërisë dhe shqiptarëve kurrë, as sot dhe as në të ardhëmen. Prandaj qëndroni larg tij. Shqipërisë i duhen njerëz të urtë në politikë për të quar përpara zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e gjithembarshëm.

    Përgjigju
  • Fredi: 14/05/2019 16:51

    Si e ka mjekrën mysybet, me vijë në mes, tamam si mendere hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Demokrat jashte pd: 14/05/2019 16:37

    Ju me shume te drejte ngrihni shqetsimin per dhunen e ketyre te rrugeve ,por nuk dini nje gje qe Lulushi ka afro gjashte vjet qe nuk sheh, nuk degjon , vetem gjumi I shijon e ne Hollande vjen e shkon Kur I erdhi veza per te bere nuk po gjen furrik edhe pse ben xhiro rrugeve nga nje institucion ne tjetrin Behini derman si pjestar te families qe e kini ose e lini edhe ju rrugeve te zgjohet e te kendije mire Himnin

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 14/05/2019 16:18

    Ja futen PPE sallomin Luliqit

    Përgjigju
  • Drejtesia: 14/05/2019 16:02

    Foli dhe Dulla, mos u merzit se edhe te degjoje Basha nuk ka cfare ben me,e dhjeu fare mender zotrise sate.

    Përgjigju
  • Cekja: 14/05/2019 16:01

    Po me ke po felt me shokun e Putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra