Edhe Komisioni Europian rekomandon përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19

Edhe Komisioni Europian rekomandon përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar rekomandimin e Agjencisë Europiane të Barnave për përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit.

Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së.

"Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër", thuhet në deklaratë.

Komisionarja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi.

"Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt", tha Kyriakides.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvëndësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.

Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për pacientët e shtruar në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular