Edhe Komisioni i Venecias në tryezën për Zgjedhoren...opozita e bashkuar e refuzoi ftesën e OSBE-në

Edhe Komisioni i Venecias në tryezën për Zgjedhoren...opozita e bashkuar e refuzoi ftesën e OSBE-në

TIRANË- OSBE-ODIHR ka thirrur në tryezën gjithë-përfshirëse për Reformën Zgjedhore edhe Komisionin e Venecias. Kjo tryezë do të zhvillohet me datë 25 shtator, por opozita pas një mbledhje të jashtëzakonshme, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, me kushtin që të zgjidhet fillimisht kriza politike, dhe më pas të diskutohet për këtë Reformë.

Kjo reformë ka qenë kryefjalë e javës që lamë pas. Ishte filimisht kjo ftesë nga ndërkombëtarët, që u pasuar me reagime të njëpasnjëshme. Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri një ftesë publike që të ulej në një tryezë të përbashkët. Kjo ftesë vuri në lëvizje opozitën e bashkuar, që pa një mbledhjeje të paplanifikuar dolën në një qëndrim të përbashkët për ta refuzuar, pasi sipas tyre më urgjente është zgjidhja e krizës politike. Ato vunë si kusht, largimin nga posti i bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të Damian Gjiknurit. Ky i fundit u tregua i  gatshëm që të rishohë pozicionin e tij, por sërish nuk parti dakordësi nga opozita jashtë parlamentare.

Reagime pati edhe tek opozita parlamentare, ku Rudina Hajdari, bashkë-kryetare e Komisionit, iu bashkua ftesës së OSBE, për t'u ulur në tryezë me opozitën jashtë parlamentare edhe pse më herët është shprehur kundër, pasi sipas saj për aq kohë sa morën vendimin për të lënë mandatet i përjashton automatikisht ato edhe nga vendimmarrja në parlament.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku