Edhe pse kohë pandemie në fushatën e 25 prillit u harxhuan miliarda, PS ‘lëshoi dorën’ me 172 mln lekë, PD harxhoi 47! LSI mori 4 deputetë por shpenzoi thuajse sa demokratët
Rama dhe Basha gjatë fushatës elektorale
Edhe pse nën masa anti COVID dhe me aktivitetet të limituara fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 prillit të kaluar i kushtoi partive politike qindra milionë lekë. KQZ ka publikuar raportet për të gjitha partitë politike. Partia Socialiste është ajo që kryeson listën me një diferencë shumë të madhe krahasuar me forcën e tjera politike.
Edhe nëse i mbledhim shpenzimet e PD e LSI bashkë, Partia Socialiste ka shpenzuar plot 84 mln lekë më shumë se të dyja këto dy forca të tjera politike. Socialistët kanë hedhur mbi 172 milionë lekë që u konvertuan në 74 mandate deputetësh. Nga raporti financiar i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se shuma më e madhe e parave është harxhuar nga vetë partia në vlerën e mbi 133 milionë lekëve dhe disa herë më pak nga vetë kandidatët për deputetë.
Ndërkohë Partia Demokratike rezulton me mbi 47 milionë lekë për fushatën e tyre elektorale që nga zgjedhjet e prillit nxori 59 deputetë, që do të thotë se ka shpenzuar thuajse 3 herë më pak se socialistët. Partia sigurisht që ka ‘pjesën e luanit’ te shpenzimet.
Thuajse në të njëjtën shifër me demokratët është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fushata elektorale që në fund nxori katër deputetë i kushtoi LSI-së mbi 43 milionë lekë.
Kur ende afati i dorëzimit nuk ka skaduar mes partive të mbetura është edhe ajo Social-Demokrate e Tom Doshit, që në parlament përfaqësohet me tre deputetë, një më pak se LSI.
Me deklarimin e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, grupi i audituesve në KQZ nis verifikimin e të dhënave dhe në fund del me një raport nëse janë gjetur pasaktësi apo deklarime të rreme.
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
72.6%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1640
Lajme të tjera
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje
18 Prill, 12:22
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Rienergjizimi/ PS mbledh drejtuesit e qarqeve, mungon Rama! Analizë e punës në terren
16 Prill, 11:54
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
Axhenda parlamentare/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Nasip Naço të enjten interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes! Kalon edhe ligji për Prefektin
15 Prill, 10:50
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Akademia Politike e PS, Rama: 160 aplikime në 4 ditët e para
13 Prill, 21:48
-
Celibashi diskuton me përfaqësues të ODIHR për auditimin e teknologjive në zgjedhje: Vendosëm piketat për bashkëpunim të ngushtë teknik
13 Prill, 19:27