Edhe unë! Anti-fushata e Kapexhiut për 30 qeshorin përkrahet nga KËTO gura publike

Edhe unë! Anti-fushata e Kapexhiut për 30 qeshorin përkrahet nga KËTO gura publike

Zgjedhjet e 30 qershorit janë kthyer në temë të ditës për figurat politike, por edhe për personazhet publike, që kanë lidhje tërthorazi me politikën.

Së fundmi, në rrjetet sociale po merr popullaritet një nismë, e cila ka si qëllim pengimin e zgjedhjeve, nismë e cila u fillua nga regjizori dhe aktori Bujar Kapexhiu.

Ky i fundit i ftuar para pak ditësh në një studio televizive, u shpreh se se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit por do pengonte të tjerët të votonin.

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”,- deklaroi më herët Kapexhiu.

Nisma e shpërndarënë rrjetet sociale nën hashtagun #Edheunë po përkrahet nga artistë, pedagogë dhe personazhe të njohur të fushës së medias.

Deri tani nisma është mbështetur publikisht nga Neritan Liçaj, Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj, Rudi Erebara, Robert Budina, Ardian Isufi, Olti Curri, Agim Xhafka etj.

Aktori Neritan Liçaj:

"Edhe Une....s'do lejojmë që jetet tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimshme të vdekjes së ngadaltë të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterresh që s'njohin kushtetutë,të drejta,demokraci,mendim te lirë,art,kultute, perparim, dije, qyteterim, komb dhe krenari..por vetëm rrugaçëri dhe vjedhje!
Po të doni shpërndajeni."

 

Gazetari Agim Xhafka:

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë...”

Shkrimtarja Flutura Açka:

"Edhe unë nuk do të votoj

Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a lider, por e fituam vetë,
sepse ne, "stoku antik i Europës", siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.

Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme "Shqipëria shkëmb graniti" që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken atypari as ish-kryetari brekëgrisur, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.
Fotoja 2: Burgu famekeq I Burrelit"

Shkrimtari Rudi Erebara:

"Edhe une patjetër. Dënomëni edhe mua! Vapë është. Kondicioner burgu ka se partia në burg ka të vetët. Lek për plazh nuk kemi. Of mo.
Bëjeni share këtë foto e këtë qëndrim qytetar të mjeshtrit Bujar Kapexhiu."

Regjisori Robert Budina:
"Edhe Unë Sepse jam kundër instalimit të diktaturës de facto të bandës së kriminelëve në pushtet, që vjedhin vota me paratë e drogës, miratojnë ligje speciale duke shkelur kushtetutën për të vjedhur pronën e shqiptarëve, nëpërkëmbin dinjitetin e tyre, ju ftoj të bashkohemi të gjithë me profesor Kapexhiun në këtë iniciativë: për lirinë, dinjitetin, kulturën, qytetarinë, kundër rrugacërisë së pushtetit!"

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura,Ardian Isufi:

"I nderuar Votues,

Të bllokosh votimet e 30 Qershorit është më shumë se kurrë "të sfidosh votën e vjedhur", dhe mbi të gjitha ka të bëjë me "cilesinë e demokracisë" që përfundimisht mos të tjetërsojë vullnetin tënd dhe dëshirën tonë mbar kombëtare për një Shqipëri - Europiane!"

Njeriu i memeve' Genc Sejko:

"Edhe Une....do bëj çdo përpjekje për të penguar votimet që kanë për qëllim vrasjen e pluralizmit dhe instalimin e diktaturës. Duke qënë se nuk më pengoni dot që të dal nga Shqipëria, merni masa që të më pengoni që të hy"

Opisionisti Olti Curri:

"Edhe Une
Edhe po nuk u dënuam nga ligjet e neodiktaturës Rama, do të na dënoje Evropa për shkak të kriminelëve që kane kapur pushtetin(skandali i përgjimeve konfirmoi gjithçka), që të mos shkelim me atje duke na rikthyer vizat. 
Një eksod i frikshëm po gatuhet në kokën e çdo shqiptari të ndershem, çdo shqiptari që jeton me djersë. Thuhet që shpresa vdes e fundit por kur të rinjtë (shpresa e Shqipërisë) kanë vetëm një endërr : të emigrojnë, do të thotë që SHPRESA KA VDEKUR."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 25/06/2019 20:44

    Do t'ju bashkohesha edhe une por nese kjo nisme do te kryhej ne kohen kur PD e LSI i vidhnin e blinin votat. Nuk shikoj alternative me te mire. Reforma e zgjedhjeve duhet te jete radikale ne dobi te popullit dhe jo politikes. Uroj te degjojme se shpejti alternativa dinjitoze, me njerez profesionist dhe me programe per POPULLIN dhe Shqiperine. Faleminderit!

    Përgjigju
    • Realist: 26/06/2019 02:59

      Nuk jane zgjedhje kur njihet fituesi para zgjedhjeve, kjo eshte absurde

  • Hinglateri: 25/06/2019 16:03

    Gjithe ...cara

    Përgjigju
  • Arberi: 25/06/2019 15:12

    Bravo Bepin, por nuk e ben dot se te pengojne mustaqet. Deklarata jote eshte me e shemtuar se nje karikature e dale boje. Licaj dubet ti kujtojme se nuk ka alkool ne burg dhe Olti Currit se nuk ka sufllaqe. Acka eshte per tu meshiruar, nuk ka cfare humbet me prandaj lereni te vajtoje fatin e saj. Te tjeret jane hajdute te rendomte taksash dhe fondesh. Bujar Kapexhiu edhe ne kete rast do te luash rolin e Bepinit hahahaha legen dhe llafazan burre.

    Përgjigju
    • Realist: 26/06/2019 03:36

      Ooo Bep in , bama kin Mos mendo se je makin Vjen nje moment qe te Ben bithkim

  • Nike grua: 25/06/2019 15:00

    Ju ka ikur mendja ketyre pseudo artisteve , gjynah....

    Përgjigju
    • Nike gruama: 26/06/2019 03:39

      Qenke me te vertet

    • Realist: 26/06/2019 03:34

      Shyqyr qe ke mend ti, se na shpetove NBA problem at.

    • Realist: 26/06/2019 03:30

      Po ti ku e ke mendjen? Demokraci eshte nje fjale qe ti nuk e koncepton , dhe njerez si ti u jep shanc tipave se Edi Rama qe ti nenshtroje si skdhever.

  • Laci79: 25/06/2019 14:54

    Me i llaf qekan bo bashke kta te çadres dhe do ndalojne popullin te votoje i lire ne 2019, pordhe me rigon !!! Dhe se shpejti, mat, Jariii !

    Përgjigju
  • veshgusi: 25/06/2019 14:53

    Si shpjegohet? Të gjithë Ata që kanë qëne informator të sigurimit të shtetit para vitit 1990 janë qënë besnik të kriminelit Sali. Kaq shume I paska tredhur Saliu e gazidede pas vitit 1990 Sa kanë humbur orientimin?

    Përgjigju
  • Labi: 25/06/2019 13:58

    Je nje nga artistet me debile,servil dhe by..e ...e.Shqiperia ka burra dhe jo bythece si puna jote.Provoje dhe me dil perpara se do ta shikosh se sa te vlen e elekura.Je mesuar , me Edi Ramen ti ,qe llap .O gore i Sali banditit.

    Përgjigju
  • sali: 25/06/2019 13:58

    Fjala B*** eshte shume pak per ju.

    Përgjigju
  • xxx: 25/06/2019 13:51

    Ikni o dordoleca se ju doli boja fare me buballalleqet e tuaja ordinere

    Përgjigju
  • Bujari: 25/06/2019 13:31

    Po ik o derdimen se la nam,kush po ju pjerdh ju nga populli,lereni popullin te votoje i qete e i lire,Lulushi dhe Mona le te hynin ne zgjedhje zoteri askush nuk i pengoi,

    Përgjigju
  • donela: 25/06/2019 13:28

    Olti shko te beje Mona ndonje shuk hasude,se per tjeter gje nuk jeni,jeni njerez pa vlera morale qytetare,pengo tet eme e tyt et,debil

    Përgjigju
  • Spektatori: 25/06/2019 13:18

    Bravo ju qofte kjo eshte kultura dhe edukata qe jua jepni spektatorit te nderuar turp per ju maskarej dhe anti shqiptare.

    Përgjigju
    • Realist: 26/06/2019 03:38

      O spectator, keshtu si ti jane te gjithe votuesit, spectator. Te nderuar nga PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet