AF Elbasani fitoi të hënën 1-0 kundër Vllaznisë dhe pas 15 ndeshjeve të Superligës prin renditjen me 29 pikë. Dueli përfundoi mes tensioneve në tribuna dhe dhomat e zhveshjes, ndërsa edhe tifozët e AF Elbasanit kishin një mesazh për trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini.
Në një banderolë që ata e vendosën para autobusit të ekipit të tyre, shkruhej: 'Edi Martini këtu merr respekt, por jo pikët'. Pas humbjes trajneri Edi Martini ishte kritik me arbitrin Olsid Ferataj.
Ndërkohë që tifozët e AF Elbasanit festën për fitoren e ekipit e zhvendosën nga stadiumi në rrugët e qytetit.
Lajmi kryesor:
AF Elbasani mposht Vllazninë dhe kryeson Superligën, sherr në tribuna e dhomat e zhveshjes! Humbet Flamurtari, Moriero kritika të tijve








