Edicioni i XII i 'SHKODRA JAZZ' mbledh artistë të huaj e shqiptarë! Për 1 muaj rrugët e kryeqendrës së veriut do gumëzhijnë nga tingujt

Tingujt klasik dhe muzika Jazz do të shoqërojnë gjatë gjithë muajit gusht rrugët e qytetit verior, Shkodrës.  Në edicionin e 12-të të saj koncerti Shkoda Jazz Festival ka hapur siparin e koncerteve, duke bërë bashkë artistë nga gjithë Ballkani dhe Europa.

Daniele Gorgone Trio dhe dhe Gaetano Fasano janë muzikantët italianë që kanë performuar në natën e parë të festivalit në rrugën tradicionale të Gjuhadolit duke krijuar një mbrëmje të vërtetë festive për të rinjtë .

"Ne sjellim muzikë origjinale, është bukur, jemi shumë të kënaqur. Mesazhi im për shkodranët është: Vazhdoni kështu , me plot energji, me njerëz të rinj, që mbështesin muzikën jazz dhe mesazhi që unë kam vazhdoni të ndiqni muzikën", tha Daniele Gorgone Trio

“Theksoj se nuk është hera e parë që vi në Shkodër, por nuk do ndalem asnjëherë për të falenderuar të gjithë ato që më japin mundësi që të jem këtu, fillimisht Florianin dhe gjithë stafin", tha Gaetano Fasano.

Për Drejtorin artistik dhe producentin e festivalit Florian Jakaj, Shkodra Jazz synon të sjellë një festë në Shkodër.

 “Sot u kthyem në Shkodër pas turit të Shkodra Jazz nga Prishtina tek Mrizi i Zanave. Dhe sot e rikthyem muzikën nga ku u nis vitin që shkoi Jemi në rrugë sepse njerëzit jetojnë me rrugën dhe shkodranët e duan muzikën dhe I kemi vu të dyja së bashku. Mos mungoni,sepse kemi surpriza dhe mesazhe që na bashkojnë të gjithëve”, u shpreh Jakaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit