Edukimi përmes artit, 500 nxënës kënduan dhe kërcyen tek ArTurbina (VIDEO)

Për rreth tre muaj rreth 500 fëmijë të shkollave 9-vjeçare i janë bashkuar projektit të edukimit përmes kulturës. Një aktivitet që kishte në qendër garën, por edhe solidaritetin mes fëmijëve, duke mundësuar forcimin e marrëdhënieve mes tyre.

Artistët edhe specialistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit  sollën në këtë edicion të pestë të “Eja, këndo me ne” nxënësit e trajtuar në 50 shkolla të kryeqytetit, dhjetë shkolla më shumë se në projektet e shkuara. Së bashku me fëmijët ata kanë punuar për  performancat e tyre në korë, balet, duke e zgjeruar këtë iniciativë në “Eja këndo edhe kërce me ne”.

Pesëqind artistët e vegjël u ngjitën në skenën e Artubinës, për të sjell një shembull kurajoje, për të gjithë moshatarët e tyre, të cilët po vuajnë pas tërmetit të datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë