Edvina Meta, fotografja që bëri
Ajolën një nuse si në përralla
FOTO

Edvina Meta, fotografja që bëri<br />Ajolën një nuse si në përralla<br /> FOTO
Pas bujës mediatike për dasmën e çiftit ministror, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa duket se vëmendja tashmë është zhvendosur tek nostalgjia për momentet e bukura të ceremonisë martesore në Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës.



Nusja e bukur e cila u komplimentua për thjeshtësinë dhe rrezatimin në të bardha ku përdori si aksesor kryesor lulet, na shfaqet përrallore e fotografuar nga Edvina Meta përmes një koleksioni të cilin vetë fotografja e ka publikuar në faqen zyrtare të saj. Në fotot ekskluzive, në qendër janë pikasur detajet e fustanit, flokëve dhe tiparet e Ajolës gjatë albumit martesor.



E dashuruar me këtë foto ka qënë edhe vetë Ajola Xoxa e cila ka komentuar e ekzaltuar në të gjitha fotot e saj. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe bashkëshortja e tij Ariola Xoxe kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 6 dhe 8 shtator. Historia e tyre e dashurisë ka nisur duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit nëpër blogje dhe në atë kohë Ajola studionte në Francë.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939