Edwin van der Sar jep dorëheqjen nga Ajax-i

Edwin van der Sar jep dorëheqjen nga Ajax-i

Edwin van der Sar

Edwin van der Sar ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Ajax-it, post që e mbante që nga viti 2012.

Pasi u kurorëzua katër herë kampion deri në 2021/22, Ajax e mbylli këtë sezon në vendin e tretë, performanca më e keqe e klubit në Eredivisie në 14 vitet e fundit. Një projekt sportiv që filloi të shembet pas largimit të Marc Overmars si drejtor për futbollin dhe më pas me largimin e trajnerit Erik ten Hag në Manchester United.

“Pas njëmbëdhjetë vjetësh, jam i rraskapitur. Po përjetojmë gjëra të mrekullueshme, por po përjetojmë edhe një periudhë tepër të vështirë. I jam shumë mirënjohës të gjithë njerëzve që kanë punuar me mua në këtë karrierë të dytë te Ajax. Tani ndjej nevojën për t’u larguar, për t’u çlodhur dhe për të bërë gjëra të tjera. Nuk më duket e drejtë të marr vendime për të ardhmen e klubit, prandaj vendimi im për t’u larguar erdhi tani”, shpjegoi Van der Sar në një deklaratë.

Legjendë e Ajax-it dhe Holandës, ish-gardiani mbahet mend edhe për paraqitjet e mira me Manchester United në Premier League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool