Egnatia mposht Vllazninë, Kastrioti del me pikë nga ndeshja me Tiranën

Java e katërt e Kategorisë Superiore luajti sot 2 takime. Egnatia bëri befasinë në shtëpi, teksa ia doli të mposhttë me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën pretendente të Vllaznisë.

Mbrojtja shkodrane do ishte totalisht e papërgatitur në minutën e 22-të, teksa një top nga krahët mbërrin për DeLarge, i cili shënon tokazi. Një gabim në mesfushë do i jepte mundësinë Egnatias për të dyfishuar shifrat në të 24-tën,  me Mustën. 3 pikëshin ekipi nga Rrogozhina do e fuste në kasafortë në minutën e 62-të, pasi Camaj gjen “rrjetën” me kokë.

Me këtë disfatë, Vllaznia e sheh veten në vendin e 3-të me 6 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin e Mirel Josës është ndaj Kastriotit në shtëpi. Kjo humbje vjen në momentin më të mirë për këtë ekip, pasi 2 fitoret e fundit ndaj Tiranës dhe Kukësit rritën shumë optimizmin në Shkodër.

Po kaq pikë ka edhe Egnatia që  do udhëtojë në Ballsh për takimin tjetër. Ndërkohë sfida mes Kastrioti dhe Tiranës ka përfunduar 0-0. Pavarësisht rasteve, shifrat nuk u zhbllokuan, me të dy ekipet që duhet të kënaqen me nga një pikë.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës