Ekipi shqiptar mbërrin në Turqi, nisin menjëherë punën në terren! Personeli mjekësor që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit shkatërrues (FOTOT)

Ekipi shqiptar mbërrin në Turqi, nisin menjëherë punën në terren! Personeli mjekësor që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit shkatërrues (FOTOT)

Forcat shqiptare që u nisën drejt Turqisë

TURQI- Shqipëria i është gjendur në krah Turqisë në këtë moment të vështirë. Pas tërmetit tragjik që i mori jetën gati 5 mijë personave në Turqi e Siri, ekipi shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekipi u nis mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 nga aeroporti i Rinasit por për shkak të vonesave që kishte dhe motit të paqëndrueshëm ishte pamundur të bëhej ulja e avionit nga Stambolli drejt zonës së prekur nga tërmeti, ku aktualisht ndodhet edhe ekipi shqiptar. Kjo është arsyeja përse kanë mbërritur sot rreth orës 10:00. Edhe kryeministri Rama ka ndarë foton e ekipit shqiptarë që ka mbërritur në Turqi, ndërsa ata mbajnë në duar flamurin turk.

Report Tv mëson se mes personelit mjekësor që kanë mbërritur në Turqi janë:

1.Elton Reso
2.Albano Ballaxhia
3.Arjeta Islamaj
4. Aroxhena Mara
5. Dajana Zenelaj
6. Hygerta Ilnica
7. Fatos Kuçi
8. Erjon Abazaj
9. Robert Sina
10. Arjola Molla
11. Grej Malo
12. Edlir Ahmetaj

Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja.

46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Rama poston foto nga ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit në Turqi, të pranishëm edhe pjesëtar të ushtrisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga operacioni i kërkim shpëtimit në Turqi. Në foto shihet edhe anëtarët të Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ora 12:30
Tërmeti në Turqi, drejtori i Qendrës Vullnetare të Emergjencave: Jemi të gatshëm t’u shkojmë në ndihmë në çdo moment

Nebi Muçaj, drejtor i Qendrës Vullnetarë të Emergjencave tha se janë gati një grup prej 10 vullnetarësh është dërguar në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë një ditë më parë. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Muçaj u shpreh se ato vetë janë trajnuar nga ekipet turke dhe se kanë dëshirë që të shkojnë për t’i ndihmuar.

‘Janë kërkesa të shumta nga vullnetarët. Si mjekë infermierë dhe zjarrfikësja, një grup prej 10 vetash që janë mjek dhe për kërkimin ndër rrënoja.Ne jemi të trajnuar. Jemi rreth 4000 vullnetare që janë të trajnuar nga vendet fqinje nga Italia, kështu që atë përvojë që ata që na kanë edukuar si bëhet në këto raste të emergjencave, duam të japim kontributin tonë. Kanë qenë të përgatitur dhe të mirë përgatitur.

Kemi kërkuar ambasadës turke, për të na orientuar për të na drejtuar se kur dhe si mund të japim ndihmën tonë. Duke parë rregullat, ne duam të jemi brenda ligjeve për të mos krijuar kaos. Te jemi atje në ndihmë dhe kohë reale. Ne jemi të gatshëm nga çdo moment. Forcat tona janë të gatshme për Forcat tona janë të gatshme për çdo lloj emergjence. Në do të donim të jepnim ndihmën tonë.’- u shpreh Muçaj.

Ora 11:29
Pamje EKSKLUZIVE/ Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit mbërrin në Turqi, momenti kur gjendet një trup nën rrënoja

Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit të fortë që goditi vendin, ndërsa ende po kërkohet për trupa të gjallë nën rrënoja.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga terreni, teksa po kërkohet nën rrënoja për trupa të gjallë.

Ora 10:56
Rama publikon foton: Mbërrin në Turqi skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit

Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë një ditë më parë. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga mbërritja e tyre në terren.

‘Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar! Foto pak minuta përpara zbritjes në terren!’- shkruan Rama.

 

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enio: 08/02/2023 12:46

    Bravo! por nje gje nuk kuptoj. Vetem nje keshille, vedosini kaskat! jo sespe jane pjese e uniformes por sepse mbrojne sadopak nga goditjet e inerteve...

    Përgjigju
  • Iris: 08/02/2023 02:04

    /ALEKS/,te kaluaren nuk e harrojme dhe qellimet e Erdoganit i kuptojme,por ky eshte nje moment i rende per keto zona dhe duhen ndihmuar ne emer te humanizmit.Ne te fundit,shqiptari historikisht eshte kujdesur per mikun,por edhe per armikun kur i ka kerkuar bese.

    Përgjigju
  • Aleks: 07/02/2023 19:45

    O Soni. O TURK shqipfoles. Turqia per 500 vjeti tè dogji. Tè shkaterroi, te vrau e të perzuri nga vendi jot. Mohoi gjuhen, shkrimin shqip, shkollat shqipe. Une ti them mik? Eja këtej nga perendimi ti shikosh si jane turqit.

    Përgjigju
  • Aleks: 07/02/2023 13:25

    Rrogte miqesia e madhe shqiptaro turke. Trofte miqesia e dendur dhe e fendur. Ata ndertuan edhe disa xhami ju provoni tè ndertoni nje kish. Ju var me kok poshte miku I serbeve dhe Ramës Sulltan erdogani

    Përgjigju
    • Soni: 07/02/2023 16:15

      Absolutisht neveri per komentin tend. Ti gjithcka je, vetem shqiptar nuk je.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 07/02/2023 12:54

    Po sikur ra termet edhe ne Siri apo c'e deshe

    Përgjigju
  • Greta: 07/02/2023 12:44

    Rama duhet te bej me pak show mediatik ne kto momente sepse aty po zhvillohet njentragjedi e njerzimit dhe eshte e cuditshme si nuk kan as kaska mbrojtese ne koke ekipi shqiptar ashtu sic na serviret ne fotot e Rames.

    Përgjigju
  • Toni: 07/02/2023 12:22

    Uroj te bejne nje pune te mire.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/02/2023 11:23

    E madhërojn flamurin otoman sikur të ishin turq e gjithë Shqipëria , turpi u mbuloft

    Përgjigju
    • Qyprilliu: 07/02/2023 11:52

      Shko morr trikolesh

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt