Rama: Shumë shpejt nisim vaksinim masiv, jemi shumë afër! Dyfishojmë ndihmën ekonomike përtej pandemisë, do rrisim pagën minimale (VIDEO)

TIRANË- Procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID, do të nisë shumë shpejt. Kreu i qeverisë, Edi Rama është kujdesur të theksojë se "është shumë afër"kjo ditë, por zgjodhi që të mos japë shumë detaje. Në konferencën e përjavshme, në fokus të së cilës ishte ekonomia, Rama pasqyroi 2 pika kryesore të programit elektoral të PS-së në mandatin e tretë. Së pari është rritja e pagës minimale si edhe dyfishimi i ndihmës ekonomike përtej pandemisë.

Një mesazh ka pasur për pronarët e bizneseve të mëdha, të cilën "i ftoi" që të mos votonin për PS-në. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, tha Rama, se taksat për ta nuk do të ulen, por theksoi e as nuk do të rriten.

Përtej ekonomisë, vaksinimi mori një vëmendje të madhe të konferencës, ku Rama solli si shembull Izraelin dhe Britaninë e Madhe, të cilët kanë vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë. Ndërsa këto vende po e shkëpusin zinxhirin e infektimeve, duke u kthyer drejt normalitetit, Rama premtoi një situatë favorizuese edhe për Shqipërinë. Ai tha se deri kur të nis sezoni turistik, procesi i vaksinimit do të ketë ecur me ritme të shpejta. Duke e quajtur veten "lypsi më i gjatë", kreu i qeverisë tha se ka pasur komunikime me shumë  vende të botës për të siguruar doza, "aq sa njerëzit do të habiten kur të shohin listën e kontakteve".

Në ndryshim nga deklarata e tij të fundit, presidentit Ilir Meta i "kushtoi" vetëm pak sekonda. I pyetur nëse është duke zhvilluar një fushatë negative për Metën dhe LSI-në si një taktikë për të goditur opozitën, ai tha se nuk do që të humbasë kohë me këtë çështje.

"Nuk kam koment, nuk dua të humbas kohë me këto e lagu se lagu" - tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Rama: Të rinjtë e rrezikuar nga COVID-19 të ruhen! Presim 360 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca, na mungon vetëm vula (VIDEO)

Rama u shpreh se të rinjtë që rrezikohen nga koronavirusi të ruhen më shumë. Ai thotë se tashmë pritet të vijnë 360 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca por pritet vetëm vula e marrëveshjes.

“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen. Të mos shkelin masat antiCOVID. Ne nuk po bëjmë një proces sipas mendjes tonë. Ne po ndjekim strategji nga vendet e tjera, nga moshat më të mëdha e më poshtë, nga mjekët, mësuesit e policët. Ka pasur një rrëmujë në opinionin publik përsa i përket vaksinimit të personaliteteve. U Vjen nga stresi i sasisë. Ne po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për një sasi prej 360 mijë vaksina AstraZeneca. Me këto do zbresim më poshtë nga 80 vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksinash. Ne do kemi të 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera qoftë, Pfizer apo AstraZeneca. Ajo që na duhet tani është vula me shtetin mik për 360 mijë vaksinat. Unë pres çdo orë konfirmimin e takimit me kolegun tim. Edhe po nuk u bë, unë mund t’ju tregoj dokumentet që tregojnë takimin. Sot në mëngjes kemi pasur kontakt me një vend të tretë mik. Jam lypësi më i gjatë në planet” -tha Rama.

Ora 11:59
Vaksina anti-COVID/ Rama: Sikur t'ju tregoj numrin e kontakteve do të habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka kontaktuar me shumë shtet për të siguruar doza të vaksinës.

"Sikur t'ju tregoj numrin e kontakteve do të habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik, por nuk dua të bëj asnjë koment se kjo është një luftë e madhe që zhvillohet prapa kuintave dhe nuk është mirë të përmendim emra se prishim punën për veten tonë", tha Rama.

Ora 11:54
Xhafaj, Lleshaj, Bushati, kandidatë për deputet të PS-së? Ja si përgjigjet Rama (VIDEO)

A do të jenë pjesë e listës së kandidatëve emra si Sandër Lleshaj, Fatmir Xhafaj? Rama zgjodhi që të mos japë shumë detaje.

"Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksioni, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë për të propozuar  skuadrën e qarkut, pastaj do të vendosë Kryesia,. Pres propozimet e tyre të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi", tha Rama.

Ora 11:49
Rama: Deri në nisjen e turizmit, do kemi vaksinuar një pjesë të mirë të popullsisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pritshmëritë e tij, deri në nisjen e sezonit turistik, se procesi i vaksinimit do të ketë ecur shumë mirë.

"Deri në momentin kur turizmi të hyjë në sezonin e vet ne të kemi një rezultat shumë pozitiv me vaksinimin dhe kjo do të ndihmojë shumë për turizmi", tha Rama.

Ora 11:44
Fushatë negative për Metën e LSI apo derë e hapur për Bashën pas 25 prillit? Rama: Nuk dua të humbas kohë me këto e lagu se lagu (VIDEO)

I pyetur nëse kryeministri Rama është duke zhvilluar një fushatë negative për Metën dhe LSI-në si një taktikë për të goditur opozitën, ai tha se nuk do që të humbasë kohë me këtë çështje.

"Nuk kam koment, nuk dua të humbas kohë me këto e lagu se lagu" - tha Rama.

Ora 11:43
Rama: Bizneset e mëdha që duan ulje taksash të mos votojnë për ne! As nuk e ulim e as e rrisim, por s’do ketë taksë të fshehtë si në 2013 (VIDEO)

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama foli për taksën progresive dhe taksën e sheshtë. Ai u shpreh se kush nga bizneset e mëdha pret që të ulen taksat e tyre, nuk duhet të votojnë për PS-në pasi nuk ka për të ndodhur.

“Tatimi progresiv mbi pagën e individëve. Ka pasur një rënie në momentin e parë, pastaj ka ardhur vetëm në ngjitje. Meqënëse predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Taksa e sheshtë godet ata që fitojnë më pak. Ju që jeni në ekran do paguani më shumë se sa pronarët tuaj. Taksa e sheshtë është pë rata që fitojnë më shumë dhe në mbështetje të tyre dhe goditje pë rata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97 %. Taksa progressive mbështet më shumë ju se sa ata. Ne nuk do rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk do e ulim. Çdo biznes i madh që do ulje takse mos të na votojë” – tha Rama.

Ora 11:23
Rama: Shumë shpejt do të nisim vaksinim masiv të popullsisë! Jemi shumë afër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se vaksinimi i popullsisë do të nisë shumë shpejt, por nuk dha shumë detaje.

" Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtë, jemi shumë afër dhe më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të the fjalën e fundit", tha Rama.

Ora 11:22
Rama: Dyfishojmë ndihmën ekonomikë, do rrisim pagën minimale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale nuk do të mbetet kaq sa është teksa shtoi se do të dyfishojnë ndihmën ekonomike dhe pas pandemisë. Ai u ndal edhe te procesi i vaksinimit, i cili tha se është e vetmja rrugë që vendi t'i rikthehet normalitetit.

"Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe sic po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyc në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë c'po ndodh në disa vende që për arsye të fuqëisë së tyre, për arsye të pozicionit të favorshëm në raport më furnizimin e vaksinës, si Izraeli e Britania e Madhe që po e shohin me optimizëm fundin e tunelit, për shka se janë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthye rvendin në një vend pa COVID. Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet", tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bada B: 23/02/2021 19:56

    Masa me shtrenguse duhen qe te maroi me shpejt filmi,si ne indi,tenja

    Përgjigju
  • Zenel: 23/02/2021 13:45

    Punen e vaksinimit e ka sekret dhe nuk jep dot detaje. Nje here thote komiteti teknik, por komiteti eshte ne atobus. As ne vendet me te degjeneruara nuk besoj te kete nje kryeminister te tille, qe mire qe ska etike ne te folur, por vetem genjen. Kur ishte puna per te blere vaksina, e kishte mendjen si te perlante pasuri e prone publike ne xhepat e oligarkeve te tij. Ndihme financiare pas pandemise??? Dmth as qe ka nder mend te zbatoje masa si te tjeret per te parandaluar perhapjen e kovidit. Por e dashka ashtu rrumpalle. Po hipokrizia me e madhe eshte kur tallet me taksat per biznesin e madh. Shqiperia kishte nje model te Kryeministrit qe sabherebqe fliste vetem genjente. Ishte Sali Berisha. Por jo me, ka edhe me keq se ai, eshte Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: Gjuhë urrejtje, i ndau shqiptarët të malit dhe të fushës

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: Gjuhë urrejtje, i ndau shqiptarët të malit dhe të fushës