‘Ekrani i artit’, nis festivali me filma e dokumentarë në Shkodër! Do ketë pjesëmarrje të artistëve nga Kosova

“Ekrani i artit” ka nisur rrugëtimin në edicionin e tij të 6-të në Shkodër.

Drejtori i Insitutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera tha se ky institut jo vetëm mbështet ekranin e artit, por nga ana tjetër çmon se ky event është tejet i rëndësishëm për kulturën.

Një element i rëndësishëm këtë vit është dhe pjesëmarrja e artistëve nga Kosova.

“Ky festival ka të bëjë me video-artin. Shqipëria dhe Kosova sjellin propozime interesante”, tha Zef Paci profesor i historise se artit

Per artistin Adrian Pacin, ky festival jep një mesazh që arti lidhet me turizmin, por arti nuk bëhet për turizëm.

“Arti nuk kërkon konsumatorë por dialogues, pra shikuesit imagjinojnë përmes artit. Arti dhe kultura thellojnë mendimin kritik”, tha Paci.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë dhe i huazuar nga ‘Lo Schermo dell’Arte’ në Firenze,  “Ekrani i artit” mbahet në kinema “Millenium” të Shkodrës nga 31 maj deri më 3 qershor.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh

Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh