Ekskluzive/ 23 partitë që i shpëtojnë përjashtimit nga zgjedhjet 2021, kthejnë paratë në buxhet, kryetarët humbës dhe fitues

Njëzet e tre parti politike i shpëtojnë përjashtimit nga zgjedhjet parlamentare të 2021, pasi kanë kthyer paratë e përfituara tepër nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Nga 28 parti në total, të cilat morën një rezultat negativ në zgjedhjet e fundit në raport me fondet shtetërore që përfituan para fushatës, 23 subjekte kanë përmbushur detyrimin ligjor, duke kthyer paratë brenda 90 ditëve në KQZ, duke i shpëtuar ndëshkimit. Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, me në krye Bamir Topin, e cila ka kthyer 2.279.233 lekë, e ndjekur nga Partia Balli Kombëtar, me në krye Adriatik Alimadhin, e cila ka kthyer 1.434.666 lekë.

Përjashtimit nga zgjedhjet e ardhshme kanë shpëtuar edhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat, me kryetar Arian Starovën, e cila ka kthyer 1.314.104 lekë, Partia Ora e Shqipërisë, me në krye Zef Shqefni, që ka kthyer 1.090.435, Partia Socialiste e Moderuar me kryetar Gjergji Koja, Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslia etj.

Ndërkaq, Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Aleanca Arbnore Kombëtar me kryetar Gjet Ndoj, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Partia e Pajtimit Kombëtar me kryetar Spartak Bodin dhe Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet me kryetar Kujtim Muçën nuk kanë kthyer paratë dhe për rrjedhojë janë përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 2021.

Nga ana tjetër, Partia Bindja Demokratike, me kryetar  Astrit Patozin, është shpërblyer nga KQZ me 1.638.191 lekë, për shkak të rezultatit pozitiv në zgjedhjet e fundit. Partia Socialiste ka përfituar 9.098.081 lekë shtesë, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 161.363 lekë etj. KQZ u jep partive para paradhënie që të përballojnë fushatën zgjedhore. Por, sipas ligjit zgjedhor, nëse partitë marrin me pak se 0,5 për qind të votave në zgjedhjet radhës për të cilat kanë marrë paratë ose marrin më pak vota se sa në zgjedhjet paraardhëse, duhet të kthejnë diferencën e parave.

Partitë që kthyen paratë në KQZ duke i shpëtuar përjashtimit nga zgjedhjet e 2021

Fryma e Re Demokratike, 2.279.233

Partia Balli Kombëtar, 1.434.666

Partia Bashkimi Liberal Demokrat, 1.314.104

Partia Ora e Shqipërisë, 1.090.435

Partia Socialiste e Moderuar, 790.036

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, 567.220

Partia G99, 523.741

Partia Kristian Demokrate, 496.426

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, 162.500

Partia Demokracia e Re Europiane, 162.500

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, 162.500

Partia Komuniste e Shqipërisë, 162.500

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, 162.500

Partia e të Drejtave të Mohuara, 162.500

Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, 162.500

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, 162.500

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, 162.500

Partia Aleanca Kuq e Zi, 162.500

Partia Emigracionit Shqiptar, 162.500

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, 162.500

Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, 162.500

Partia Unitetit Kombëtar, 133.904

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, 97.790

Pesë partitë e përjashtuara nga zgjedhjet e 2021 pasi nuk kthyen paratë

Partia Aleanca Arbnore Kombëtar, kryetar Gjet Ndoj, detyrimin 441.688 lekë

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, kryetar Gaqo Apostoli, detyrim 514.910 lekë

Partia e Pajtimit Kombëtar, kryetar Spartak Bodi, detyrimi 162.500 lekë

Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet, Kujtim Muça, detyrimi 162.500 lekë

Partia Kombëtare Konservatore Albania, kryetar Kujtim Gjuzin, detyrimin 162.500 lekë

Partitë që u shpërblyen nga KQZ për shkak të rezultatit pozitiv në zgjedhjet e 2019

Partia Socialiste e Shqipërisë, 9.098.081 lekë

Partia Bindja Demokratike, 1.638.191 lekë

Partia Demokracia Sociale, 429.508 lekë

Partia Ardhmëria Shqiptare, 284.266 lekë

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, 251.615 lekë

Partia e Gjelbër, 223.314 lekë

Partia Socialpunëtore Shqiptare, 197.815 lekë

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 161.363 lekë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/05/2020 15:54

    U q... robt me gjithe ketoj soj e sorrollop Partish qe keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi