EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e atentatorëve

TIRANE-  Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe të fortit të Sukthit Landi Muharremi nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria për përfshirje në këtë ngjarje. Në deklarimet paraprake që i janë marë Rrajës ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.

Ndër të tjera Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë t'i takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur në Tiranë. Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qënë në gjëndje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:“…nuk e dinte se si…?”.

Kampione pështyme, gjaku dhe urine të mara nga Redjan Rraja janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore pranë Ministrisë së Brendshme ku është kërkuar ekzaminimi dhe më pas krahasimi me pështymën që është gjetur në dy kapuçët e sekuestruar në makinën e sekuestruar nga Krimet e Rënda. Dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, kanë kërkuar që dy automatikët, një pistoletë, 9 gëzhojave dhe një sërë sendesh të tjera të sekuestruara brenda në makinë, ti nënshtrohet një ekspertize të thelluar, për të parë nëse këto armë janë përdorur dhe në krime të tjerë apo jo.

Një burim pranë grupit të hetimit tha për “Shqiptarja.com” se veç dy gjurmëve të gishtave që janë gjetur në skeletin dhe xhamin e syzeve të sekuestruara në makinë, janë gjetur dhe gjurmë të tjera gishti, të cilat momentalisht janë duke u ekzaminuar dhe krahasuar më gjurmët e gishtave të personave që shoqërohen në polici si të dyshuar në këtë vrasje. Dyshimet flasim se ekzekutimi i mbetur në tentativë është kryer nga një skuadër e përbërë nga pesë persona, ku dyshimet flasin se janë nga Lushnja, Nikla dhe Shkodra. Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk japin detaje për këtë krim të rëndë, për shkak të qëllimit të zbardhjes së plotë të dinamikës së këtij krimi.

Pavarësisht kësaj situate gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e “arrestit në burg”. Ndërkohë pritet që ai të rimeret në pyetje, për detaje të tjera që mund të dalin gjatë hetimit. Në momentin e arrestimin në zonën kufitare në Shkodër, Rraja ishte duke u larguar nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndërkohë që nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm me vete.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shish: 09/11/2019 19:12

    Se kupton qe ta kemi fut!!!

    Përgjigju
  • Beni: 07/11/2019 08:59

    Ky shkerdhata rrahja te denohet me burgim te oerjetshem kurse ai ndoji me 20 vjet burg,, kurse ata te tjeret qe rrahen arabin,,e vrane konomin me burgim te perjetshem...kush vret tjetrin kot per ti marre token te denohet me denimin me te rende,ate te perjetshem....

    Përgjigju
    • ani zaj: 07/11/2019 22:19

      te q**** motra e rob ca tkesh

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë