Artan Hoxha nxjerr pamjet ekskluzive: Kontenieri me afro 100 kg kokainë i shpëtoi portit në Durrës, trafikantët e grabitën në Patos dhe dhunuan rojen

TIRANE-Gazetari i Report Tv Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' ka zbuluar duke bërë publik një rast të trafikut të kokainës që erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontenier me banane, por që nuk u zbulua nga skaneri në portin e Durrësit. Kontenieri u tërhoq nga pronari i kompanisë së bananeve dhe u dërgua në magazinë në Patos, por gjatë natës persona të armatosur kanë dhunuar rojen duke marrë më pas pakot e kokainës, që sipas tij llogaritet që të kenë qenë 100-130 kg.

Hoxha ka publikuar ekskluzivisht për Report Tv edhe pamjet e kontenierit me banane që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e aspiratorit në pjesën frigoriferike. Rruga që ka ndjekur kontenieri me banane ku ishte fshehur kokaina është e njëjta me rastin e atij të pak javëve më parë kur u zbuluan 137 kg kokainë.

Por ndërsa rasti i parë u zbulua nga DEA në portin e Pireut në Greqi, kontenieri në fjalë arriti që të kalonte në të gjitha portet në fund edhe në Durrës duke përfunduar në Patos. Policia e mësoi rastin vetëm pas denoncimit të rojes së kompanisë në Patos ku dhe pa nga afër atë që kishte ndodhur. Pas ngjarjes nga policia u zhvilluan dy operacione në Portin e Durrësit në datë 25 Tetor dhe në datë 29 Tetor në Doganën e Tiranës, pasi u dyshua se sasia ishte më madhe, por në fakt nuk u zbulua asgjë.

"Në datë 21 Tetor një kontenier që kishte ardhur nga i njëjti vend që u kap ai orizi, Guajakili në Ekuador-porti i Pireut Athinë-Durrës, pasi kishte qëndruar 4-5 ditë, kishte shkuar pronari që kishte porositur bananet dhe e kishte çuar nga Durrësi në magazinat në Patos, ndërsa gjatë natës një grup i armatosur i marrin peng rojën, i hapin kontenierin nga jashtë. Që do të thotë se ky që ka bananet nuk ishte brenda rrjetit. Droga ishte vendosur sikur ajo e 137 kg, në pjesën e jashtme frigoriferike.

Kontenieri hapet me kodet e që i dërgon kompania nga vjen malli, në rastin konkret çelësat kanë ardhur në rregull, garancia ka qenë se ngarkesa ka qenë në rregull, por kompania nuk të jep garanci për pjesën e jashtme, pasi gjatë kohës që qëndron në port aty bëhet ndërhyrja. Në rastin konkret, ngarkesa erdhi, nuk u interceptua, i kaloi Greqisë, hyri në portin e Durrësi, se cfarë ka ndodhur aty nuk e di, por edhe në rastin e parë te ai që doli me çantë (rasti i 137 kg kokainë) bëri të njëjtën gjë, vajti si zotëri e mori dhe doli. Sistemi jonë i sigurisë doli defektoz, nuk e kapën. Por cfarë është ky grup që e grabit në magazinë.

Ngjarja është mbajtur sekret, nuk është dhënë në komunikatë, e mora rastësisht informacionin. Në datë 25, 400 forca policie, 10 qen kufiri, 2 drone hynë në port dhe kontrolluan 106 kontenier, pasi nga Ekuadori ishin edhe 3 të tjerë, dhe nuk u gjet gjë. Këta kërkuan në 106 konternier nëse kanë të tjerët, por u kërkua me hamendje dhe jo informacion. Qëllimi i kontrollit ishte kokaina që humbi. Nga gjithë ai operacion nuk u gjet gjë tjetër. Dje u bë një kontroll tjetër i njëjtë në doganën e Tiranës, u kontrolluan 70 kamionë për ngarkesë tjetër, pasi dyshojnë se ishte më e madhe ajo që erdhi.

Edhe në datën 29, dje nuk u gjet gjë. Por nuk kapen sasi të tilla me fushatë. Deri në momentin që e kam publikuar dhe pashë reagimin heshtje të nesërmen. Për fat të mirë burimi që ma dha ma dokumentoi. Në foto është pjesa e jashtme e kontenierit, frigoriferi, në pjesën e aspiratorit, edhe në rastin e parë edhe këtë herë aty kanë qenë futur, sasia dyshohet 100-130 kg.

Por ky është ky grup kaq i fuqishëm që e futën, e morën dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Edhe pse DEA është aty, linja po funksionon. Ajo ngarkesë është 23-24 mijë euro kg. Nuk u gjet dot kush e mori, skanerit i shpëtoi kjo gjë. Ky është i radhës që dëshmon që ne jemi pjesë e kësaj rruge, që grupet tona kanë fuqinë të bëjnë operacionin në tre kontinente" tha Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 31/10/2019 11:27

    Dikush nga më lart e ka dorën aty,sepse sceneri është mjet dhe nuk flet apo jo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin