Ekskluzive/ Balluku-Enverit:
Tezat i dinte Hysniu

Ekskluzive/ Balluku-Enverit: <br />Tezat i dinte Hysniu
Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjesës së tretë të letrës së pazbuluar deri më tani që ish-anëtari i përjashtuar i PPSH-së dhe Zëvendëskryeministri i vendit i dërgonte shefit të tij partiak. Publikimi i përmbajtjes së letrës bëhet për herë të parë. (Foto: Anëtarët e Byrosë Politike në vitet ’60 i pari në të majtë Beqir Balluku)

Lexoni ketu pjesen e dyte

Ketu, pjesa e pare e letres

(Pjesa e tretë)
(Vijon nga numri i djeshëm)


Në pjesën e tretë të letrës së ish-Ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Beqir Balluku, shkruar me dorën e vet në Roskovec të Fierit, ku ai mbahej i internuar e i terrorizuar psikologjikisht në pritje të vendimeve të mëpasme e gjyqit që do i merrte jetën, dallohen qartë shjenjat e nervozizmit dhe stresit në rritje, pasi edhe mënyra e shkrimit ndryshon në disa nga faqet e fundit, ku ai bëhet më i vogël, më i ngjeshur dhe thuajse fare i pakuptueshëm.

Gjithashtu aty shihen qartë disa pohime të mëparshgme që sjellin vetëm një tautologji aplogjike me fraza si ”megjithëkëtë, unë jam përgjegjësi”, “isha i ndikuar nga koncepte borgjezo-revizioniste”, apo se kishte besuar qorrazi që ajo çka kishte bërë kishte qenë e drejtë, dhe duke shtruar vazhdimisht pyetjet: Pse e bëra unë këtë? Përse nuk e shtrova këtë problem etj?.

Por pjesa e tretë e letrës, që përmban fletët 27-37 të materialit origjinal (marrë nga Arkiva Qendrore e Shtetit, shih: F. 14. /AP STR V.1974, D. 250, fl. 1-46 )përtej shtjellimit teknik, çka u has në fakt pjesërisht edhe në dy pjesët e tjera, mbi konceptet e tij e të “Këshillit të Mbrojtjes” mbi tezat e ushtrimit të artit ushtarak, na sjell për herë të parë më pranë edhe diferencat dhe mendimin që Balluku kishte për vartësine tij, ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm ( Shtatmadhorisë) dhe ish-Zv/Ministër i Mbrojtjes, Petrit Dume, i cili për disa kohë mundi edhe të përfitonte nga “rënia” e Ballukut, porse në fund, iu bashkangjit atij në fatin e paracaktuar e tragjik. Për më shumë, pjesa e tretë e letrës që mban datën 18 nëntor 1974:    

                                                             * * *

Ky ësht një shartim i trashë dhe pa vend i parimeve e rregullave të luftës me front e prapavijë me luftën e manovruar pa front në prapavijat e armikut, ashtu si veprojn sot vietnamezët pse si do të veproj, në rast eventual mbrojtja e jonë nga e keqja, kur luftimi në front nuk ësht i mundur, at’herë kalohet në luftën e shkallës së ulët Partizane


Në kët vështrim edhe vetëm problemet që i kundërvihen tezave nga e ashtuquajtura tema e mbrojtjes “Të kthejmë fushat në male” ku preken probleme esenciale dhe që ndryshimi i tyre të çon në mynyrë të pa evitueshme në ndryshimin e tërë pjesëve përbërëse të tezave të cilat jan të lidhura e në funksion me njëra-tjetrën, pra kjo rrugë të çon dashur pa dashur në krijimin e nji platforme të re tezash, rrugë në të cilën un kam ecur qorrazi deri në qershor 1975, i bindur se po bëj një punë të mirë, e cila mbasi të përpunohet e sistemohet t’i paraqitet për aprovim Kshillit të mbrojtjes.

Vihet pyetja pse nuk u ndala un e të shikoj se këtu po preken parimet?
Ose pse nuk u tregova vigjilent për mbrojtjen e ktyre parimeve?
Kët gjë un nuk kam mundur ta baj se pse forca e parimit të ideollogjisë borgjezo-revizoniste më kishte mposhtur e paralizuar. Un kto probleme i kam parë me sy liberali e arrivisti, pra në kët rast kisha humbur cilësitë e vërteta të komunistit, për të mbrojtur me vigjilencë e disiplinë të hekurt vijën e partisë, por kam ecur në kët rrugë me mendje të ngritur se këto gjëra i dij, dhe se këto element të rij në stadin aktual jan të nevojshëm për mbrojtjen t’onë.

Siç e përmenda edhe më lart kundërshtimet e Petririt, për materjalin e dyt i kam klasifikuar si çështje që kan të bëjn me hezitime e ngurrime për futjen e të resë. Me mbarimin e materjalit të dytë i cili iu dorëzua shokëve 40 dit para mbledhjes së drejtorive, përveç shokut Hito e Sadik që më kan thënë se kan vrejtje, bile Hito më tha se ia dhashë Rahmanit shoku Petrit nuk më ka thonë asgjë për kët materjal veç letrës që më dërgoj nji natë para mbledhjes për vrejtje që ky materjal të anullohet se vjen në kundërshtim me tezat.

Pse nuk e shtrova për diskutim e vrejtje kët materjal në rreth të ngushtë me shokët? Pse rashë në kët gabim që ësht rregull elementar? Në kët gabim un kam rënë se pse jam udhëhequr nga mendimi i gabuar se Petriti përqafonte me vështirësi të renë dhe kundërshtonte apriori pa argumentuar e bazuar mendimet e mija, dhe se shikimi i këtij problemi në rrethin e drejtorëve do të jetë objektiv dhe nji ndihmë për korrigjimin e sistemimin e materjaleve në të gjitha aspektet e armëve e shërbimeve, vrejtje të cilat ato i kan bërë me shkrim nji natë përpara mbledhjes, kjo ësht jo vetëm metodë e gabuar por edhe cënim i unitetit të mendimit e veprimit të komandës, se pse mendimet e kundërta duhet të shtrohen e zgjidhen në instancat më të larta e jo në mbledhje e konsulta si në rastin konkret.

Pra materjalin me signalin e Petririt nji natë para mbledhjes se ay ësht në kundërshtim me tezat e anullova, dhe po në kët moment mora materjalin, dhe duke e parë me kët sy shënova se vrejtjet e shokëve kan të bajn:
1)    Me formacionet e luftimit
2)    K.sulmet e K.goditjet
3)    Lufta mobile mbas bisedës me Hiton  
4)    Mbi disa formulime e dinamika të luftës në mbrojtje etj.
Në aktiv ngrita problemin që hartimi i materjaleve duhet të bahet vetëm në përputhje me tezat e Kshillit të mbrojtjes, në kët mynyrë un kët materjal e quajta të anulluar, dhe me nji herë u ula dhe shkrova vetë materjalin tjetër, në kët materjal un qëllimisht flas për luftën mobile që ësht formë që praktikohet nga vende me hapësira të mëdha territoriale dhe me fuqi të mëdha ushtarake, dhe ësht formë krejt e pa praktikueshme në kushtet t’ona.

Pse e mbylla un në mynyrë kaq të thjesht kët çështje pa u ndalur për të parë e analizuar në mynyrë kritike shkaqet e rrethanat që më çuan të frymzoj hartimin e këtij materjali të cilin un e zavendësova me materjalin e 4 tër pas signalit të Petritit, bile vrejtjet me shkrim të drejtorive që ndodheshin në arshivën e ushtrisë bashkë me materjalin un i kam menduar në Qershor 1974 kur doli kjo çashtje mbas takimit me shokun Enver.

Si në takimin me shokun Mehmet e veçanërisht me shokun Enver un i jam përmbajtur qëndrimit semplicist se un nuk shkel tezat, dhe se materjalet e vjetra jan të anulluara e nuk kan të bajn me mua ato jan të pa qena dhe materjali i im ësht materjali i 4 tërt pa njohur faktin se idetë e hedhura në këto materjale ishin frymëzuar nga un pra ishin në kokën t’ime.

Dhe më në fund, pse nuk vura në dijeni shokët për fillimin e mbarimin e keq të këtij materjali?
Që un merrem me përpunimin e nji materjali për probleme që u ngritën në plenumin e 12 të K.Q. shoku Hysni ka qenë në dijeni si nga un, ashtu edhe nga aparati ushtarak i K.Q. fillimisht në formë të përgjithshme pa asnjë hollësi, ndërsa shokët Enver e Mehmet nuk janë në dijeni se pse kam menduar që t’i dërgoj materjalin e gatshëm siç bëra me materjalin e 4 tër. Kjo ësht një shkelje e rëndë e rregullave që në rastin konkret un duhet të shtroja problemin me shokët dhe të merrja autorizimin për të përpunuar ose jo një materjal të tillë.

Po të kisha ndjekur kët rrugë sigurisht që edhe konceptet e mija të gabuara do të ishin kapur e goditur në kohë. Pse nuk e kam bërë un kët gjë? Un kët gjë nuk e kam bërë se pse kam menduar se po përpunoj nji temë i bazuar në mësimet e vijën e partisë dhe se ky materjal mbasi të mbrohej do i paraqitej për aprovim shokëve.

Ndërsa për anullimin e tij nuk është në dijeni asnjë nga shokët nga ana e ime pa folur për Petritin e Hiton. Pse ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur se un kët çështje e kam parë e trajtuar me sy liberali pa u shqetësuar që të rrëmoj e shof shkaqet që më kan çuar në këto gabime e faje. Dua të theksoj se problem kryesor që kam synuar të trajtohet në kët materjal ka qenë formacioni i luftimit dmth.

zënia e mbulimi i brezit të parë në drejtimet kryesore me forca artilerie mitraliere me fuqi të madhe zjarri dhe të siguruara me fortifikim të gjerë xhenier ndërsa për aktivitetin në formën që përshkruhet nuk kam qenë entuziast dhe atë un do e korrigjoja në materjalin e përfunduar. Në materjalin e 4 tërt ktyre problemeve un i dhash rrugë që dihet dmth. forcat artilerisë mitraliere jan në skaljon të parë dhe forcat e kamsoris në skaljon të dyt dhe aktiviteti ësht në përputhje me tezat.

Pa mvarsisht nga ky qëndrimi i im ndaj kryre materjaleve që vijn në kundërshtim me tezat ësht qëndrim i pa dej si komunist para partisë, ësht qëndrimi negativ e liberal ndaj gabimeve e fajeve të cilat duhet t’i zbulojshe me kuroajo dhe t’i denoncojshe e luftojshe me rreptësi:
Tamam se nuk i kam pastruar pluhurat dit për dit ashtu si mëson partija e shoku Enver në kokën t’ime kan zan vend koncepte e botkuptime të huaja borgjezo-revizioniste që më çuan në këto gabime e faje.

Pra mbyllja e materjalit të III të mynyrë të thjesht pa ndërmarrë nji sulm të rept politiko-ideollogjik për çrrënjosjen e ktyre koncepteve, nuk ekskludon faktin që në të ardhmen kto materjale të përdoreshin nga ana ime se pse plagës nuk i ish vënë gishti, bota e ime e mbrendshme kishte mbetur e sëmurë. Shtrimi dhe trajtimi i problemeve në materjalin e III të duke u mbështetur për argumentimin e bazimin e tezave të tij të shtrenjta në mynyrë të gabuar e tendencioze në fjalimin e shokut Enver që theksoj se ay ësht nji fjalim që afirmon e përsos më tej tezat, në mynyrë të pa evitueshme të çon në kundërvënie dhe në cënimin e unitetit në byro në mes të shokut Enbver e Mehmet, kët gjë nuk e reflekton vetëm libri i citateve që ka shoqëruar materjalin por tërë fryma e tij, që duke përdorur në mynyrë të gabuar shokun Enver e Mehmet materjali të merrte peshë e të bazohej.

Pamvarsisht se në materjalin e III të ka probleme e iniciativa që nuk janë të mijat, kjo nuk ka rëndësi, përgjegjësi për të gjitha jam un. Përpunimi i këtij materjali ësht përshkruar nga fillimi e deri në fund nga metoda të huaja e të gabuara si mënjanimi i shokve dhe aparateve, kjo ka ndodhur për dy arsye se pse un duke qenë i prirë nga mendimi se Petriti përqafoi me vështirësi të renë kam qenë i bindur se ay nuk kritikoi në hartimin e këtij materjali që un e konsideroja të drejt, përveç kësaj un kam menduar se përgjithësisht Petriti nuk u futet studimeve të problemeve thellë e me durim dhe së dyti faktori që përbën thelbin e problemit qëndron në faktin se un duke qenë nën ndikimin e koncepteve të huaja më ka pushtuar ndjenja e mendje madhësisë dhe arrivizmit, se pa kët përpunim shkencor, kët temë siç e quaja un për zhvillimin e pasurimin e tezave grupi i punës e bëri nën drejtimin t’im.

Por siç vura në dukje më lart, po theksoj prap se edhe vetëm revizionimi i parimeve të temës së parë të mbrojtjes, të çon në mynyrë të paevitueshme në prekjen e tërë tezave, dhe në krijimin e nji platforme të re në rastin konkret artileria mitraljere e me pasoja të rënda për mbrojtjen t’onë, llogjika e shëndoshë këtu të çon.

Në pranimin e këtij materjali sedra ime ësht prekur veçanërisht nga kundërshtimet e shokëve, por kët çështje un e kam quajtur normale dhe se në proçesin e punës diferencat do të rrafshohen. Arsyeja e parë e kërkimit të largimit t’im nga posti i ministrit ësht bërë për shkak të marrdhënieve jo të mira në mes meje e Petritit sidomos pas vitit 1966 kur çështja e jonë u shtrua dy herë rradhazi në byronë politike për fajin t’im.

Mua kurdoherë më ka shqetësuar fakti se Petriti ndaj meje nuk ësht i hapët ay akumulon dhe se qenien time përgjegjës mbi vehten e tij nuk e prek, ay kërkoi kompetenca të pa kufizuara dmth. fushë veprimi të gjerë jasht caqeve e kufijve të shtatmadhorisë, un disa herë i kam thënë që ësht mirë të propozojn që ti të dalësh zv. ministër i lirë dhe të marrish nën detyrë sektorë që kam un në lidhje, ay vetë nuk e ka pranuar, por pas shtrimit të çështjes në byro shoku Petrit e Hito përpunuan skemën e re ku të gjitha armët e shërbimet u përqëndruan në shtamadhori. Un at’ kohë me kët skemë u ç’faqa d’akord.

Kuptohet se në bazë të kësaj skeme i tërë aktiviteti i ministrisë u përqëndrua në shtatmadhori dhe se edhe organet e tjera që mbetën jasht saj tërë aktiviteti i tyre duhet ta ndërtonim në harmoni mne kët organ mbi bazën e kësaj metode pune, un si ministër shpesh për shumë probleme të rëndësishme isha i pa informuar, dhe në vështirësi që të ngre problem para shokve, kët vrejtje ia kam bërë shpesh Petritit që ta vej në rend në kontaktet me mua.

Un duke vrejtuar defektet e kësaj strukture si dhe predispozicjonin e shokve sidomos pas mbledhjes së byros që Petriti të ngarkohet me shumë dhe kritikat e vrejtjet në adresën t’ime kalimin në strukturën e parë e bëra duke kërkuar largimin t’im dy herë radhazi nga posti i Ministrit dhe ngjitjen e Petritit se pse kam menduar se qenia e tij në kët post, ësht më adapte se sa shef i shtatmadhorisë dhe në vendin e tij të shkonte një shok i ri e me perspektivë un tani shof se kjo ësht çështja e parë ndërsa motivimi që bëja un at kohë se kët propozim e bëj për çështje shëndetsore ësht jo i pari, por i fundit.

Kët problem un nuk e kam shtruar direkt se pse ish i lidhur me mua. Ky ësht gabim. Duke kërkuar largimin tim nga posti i ministrit e them sinqerisht se nuk kam menduar kurrë që të largohet Petriti, me gjithë dualitetin që ka ekzistuar në mes nesh e të mbetem un.

Un kam menduar e jam shqetësuar kurdoherë në se po e kryej detyrën se pse shëndeti më ka penguar që të ndjek në praktikë stërvitjet e detyrat e ushtrisë në stina të ndryshme të vitit e veçanërisht ato me karakter fushor.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit