Ekskluzive/ Bardhyl Kollçaku padit Metën e Xhaçkën, ish shefi i shtabit kërkon pagën dhe gradën në gjykatë

Ky shtrëngim duarsh ndërmjet komandantit të forcave të armatosura Presidentit të Republikës dhe ushtarakut Bardhyl Kollçaku, i cili për tre vite mbajti postin e shefit të shtabit do të mbetet vetëm në arkiv.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s'ka patur asnjë dalje publike apo koment duke u rikthyer me një padi ndaj Presidentit dhe ministrisë së mbrojtjes.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Bardhyl Kollçaku ka paditur në gjykatë Presidentin e Republikës dhe Ministren e Mbrojtës duke kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.

Është kjo padia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ndaj Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja Olta Xhacka të cilëve u kërkon të tërhiqen nga vendimet e marra.

Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Më tej Kollçaku kërkon që gradën madhore ta marrë nga gjykata pasi i është refuzuar nga institucionet. “Detyrimin e të paditurve, të nxjerrin aktet përkatëse për dhënien e gradës madhore "Gjeneral Major" për paditësin dhe kthimin e tij në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke e emëruar paditësin në një funksion në përputhje me gradën "Gjeneral Major";

Ndalur tek ana financiare ish numri një i forcave të armatosura kërkon që atij ti paguhet paga si shef shtabi për një muaj nga 29 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati.

Kjo nuk është fatura e vetme ekonomike që kërkon ushtaraku i lartë sot në lirim pasi ai kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka të cilën tashmë e ka paditur edhe në gjykatë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DB pa b.: 03/10/2020 13:53

    Edhe Bardhyl kollqaku dhe Artur Batanija jane zarat e FK dhe IH, keta pjella e Mimi balerinas dhe pormovimeve te saj. Ja qfare produkti jane!

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 01/10/2020 21:21

    Po ju cmerreni me te vdekurin dhe me ushtrine tone te vdekur. Kujt i hyn ne pune ushtria pervec ketyre vemjeve dhe te leckosur qe kemi ngelur per buken e gojes, pasi te gjithe i ze tmerri po ti nxjerrin ne lirim. Paska pritur ushtria nga Kollcaku kur u emerua. Pse u zhgenjuem sot dhe jo ne diten kur u emerua. Ai doli nga zyra e Iglit te Vjenes dhe deri ne zyren e tij e kishte hapin.

    Përgjigju
  • Idrizi nga Tropoja: 30/09/2020 14:32

    Ky Kollcaku apo "Hunçi" sic i thirrnim ne shkolle nuk e "nguli" nje gozhde per tre vite. Thone qe ka blere Vile 300 mij Euro te TEG-u. SPAK duhet te hetoj. Se po mbeti ne dore te atij kembeshtremberit te Policise Ushtarake nje mut do hetoj.

    Përgjigju
    • Deda: 07/10/2020 17:21

      @Taqi, pse e shan babin mo Taqi, mami nuk ankohej si i kishte kembet

    • Taqi: 01/10/2020 16:12

      Ai kembeshtrembeti i PU po mendon si te bej ca leke me Doktorin. Planet i kane te medhaja. Po edhe pordha do behet e madhe. Po terrorrizon ushtrine te mos flasin per aferst we kane nisur me emerinet, gradimet, misionet, eyj.

    • Dashi nga Tepelena: 30/09/2020 21:56

      E ca te keqe ka ketu. Edhe nqs e ka blere e ka blere me kursimet e tij. Ai ne gjithe jeten e vet nuk ka futur asnjehere doren be xhep per te paguar asnjehere kafe. Gjithmone ka qene zemergjere. I linte te tjeret te paguanin, biles edhe kur nuk donin ai ikte i pari nga tavolina. Edhe nga puna ikte gjithmone i pari, edhe nga lufta Ju garantoi se do ikte gjithmone I pari. Ama kur ta kishte interesin te behej ure dhe te ngjitej si m.... pas kepuce.Pyesni Iglin se ai di shume per te.

  • Igli: 28/09/2020 10:56

    I perzgjedhur nga “ambasador” b.q. I.G. vjene dhe bashkepuntori i Gerdecit F.K. Kollcaku qe njihet nga te gjithe si spiuni i I.G. dhe F.K., tradhetoi dhe shkateroi ushtrine, ishte nje injorante dhe rryshfetexhi . Berja e tij Shef Shtabi. ka cenuar sigurine e FA. Shyqyr qe u shporr pasi jo qe nuk kreu kurre detyren ( pervec qe bente vrap ne orar te punes) por ishte turpi i FA. Nje njeri pa bese dhe fe.

    Përgjigju
    • Deda: 07/10/2020 17:19

      @opozita, ora po afron thuaji mamit te behet gati si gjithmone

    • Miti: 28/09/2020 20:14

      Igli. Te gjitha ye veryeta. Po nga sot do jete edhe me keq. Do shikoni prona tne bregdet, emerimet, misionet, muzerat,etj. Do rreshtohen oficeret, sic rreshtoheshin dikur tek spitali ushtarak ushtaret per ate vertetimin mjeksor

    • Opozita: 28/09/2020 16:00

      Flori dhe Igli I vjenes jane kreu I xhackes&Co. Ata kane pergjegjesite me te medha te gjendjes Ku eshte katandisur sot lidershipi i FA. Edhe Doktor virusi sot shef I shtabit te pergj te FA eshte pjelle e ketyre te dyve. Edhe dy gjeneralucet sot kinxhi dhe Xhebachia, dy ushtarak medioker, jane pjelle e ketyre te dyve dhe per me teper qe jane nga I njejti bajrak nga eshte mafiozi Igli. Edhe Kollcaku ishte fryt I ketyre te paftyreve. Edhe karagjozi Sallaku I KM eshte gjithashtu pjelle e ketyre. Xhacka e ka mendjen vetem tek tenderat, liket e shared . Keta mafioze kane vene ne dore te gjithe lidershipin qe menaxhon informacionin e thashethemeve nepemjet PU, I cili drejtohet nga djali I tezes se iglit te vjenes. Ora e te vertetes Po ofron

  • Dhimi: 27/09/2020 12:40

    Kush e ka mik dhe ka perfituar ta mbroj. Kush nuk ka perfituar por e ka pesusr ta shaj. Po ata qe kane pare punen e tyre dhe kane bere punen e shtetit. Po ligji. Mblifhni mendjen. Nuk eshte pune pesonale kjo. Kur degjenerohet keshtu Shefi i Shtabit te Pergjithshem, a w imagjinoni nje ificer, nenoficer dhe ushtar apo civil cfar i behet. Dale se nuk keni pare gje akoma. Shajeni edhe pak Kollcakun.

    Përgjigju
  • Ushtarak: 27/09/2020 00:29

    Eh mo kreu I Dinastise se Kollcakeve qendrove 3 vite dhe mendove vetem per gruan, niper dhe mbesa. Besoj se e mban mend kur beheshe ure dhe mashe e xhackes @Co. Besoj se te kujtohet sa ushtarak ke marre nr qafe me stilin hidh gurin dhe fsheh doren. Urime dhe Suksese Bardho. Leri budallalleqet e gjyqeve se vete thoshe se nuk eshte e drejte qe ish Gjeneralet te paguhen nga gjyqet.

    Përgjigju
    • LSI: 28/09/2020 01:13

      Pse u lirua Kollcaku?? Pergjigjen e gjen vetem OSBE ne vjene

    • Ish ushtaraku: 27/09/2020 12:51

      I nderuar. Mos harro te gjesh pergjigjen e nje pyetje. Pse duhej liruar nga detura me urgjence dhe ne shkelje te ligjit? Une besoj shpejt do e kuptosh. Nuk ka qellim te ligjshem me veprime te jashtligjeshme.

  • Mali: 26/09/2020 21:01

    Kollçaku mund te jete me funderrina e botes por ka nje problem. Ketu ne Albanistan njerezit vihen sipas orekseve, simpative dhe kur vihen duhen respektuar afatet ligjore. Nese ky duhej te qendronte ne detyre deri me 31 gusht duhet te qendronte aty. Cdo gje e bere ne kundershtim me ligjon ne shqiperi ka kosto dhe per keyw kush paguan?! Sogurisht taksapaguesi. Le te bejme nje bilanc financiar. Sa eshte kostoja financiare e faturave qe apguan shteti ne zbatim te vendomeve te gjykatave?! Po ajo e Strasburgut?! Mos u merrni me Kollçakun por me Banditizmin politik.

    Përgjigju
    • Pjeter: 27/09/2020 08:21

      Eshte shume e vertete,fatura e gjyqeve te humbura,vetem ne gjykatat nderkombetare,per prishje kontrate i kalon 100 mil euro,tani imagjinoje ç'fare demi eshte per shqiptaret,ma marre parasysh gjyqet e brendeshem qe ministri te ndryshme kane humb per prishje kontrate te nje aneshme.Ketu ka vetem pak shpjegime,o drejtuesit e dikastereve jane te trashe dhe ngulin kembe ne vendimet e tyre pa narre parasysh asnje pasoje,ose keshilltaret e tyre juridik,jan keshilltare patatinash,qe per fat te keq eshte nje produkt e sistemit arsimor post komunist,dhe eshte prezent pa aftesia kudo ne Shqiperi.Ne te dyja rastet,demet ekonomike per shqiptaret,nuk jane ipotetike,por te verteta,dhe do rendojne ne jeten e perditeshme,sepse jane gjigante dhe ndikojne direjt ne buxhetin e shtetit.Te vetmen shorese qe kemi,eshte qe SPAK te hetoje keto katrahura,dhe me siguri do te krijoje nje efekt,"alert" ne kontrarat e ardheshme.Tani na paditi edhe Kurum ne arbitrazh,per te njejtin problem,100 mil euro per demet e prishjes se kontrates te nje aneshme kerkon Turku.

  • Doni: 26/09/2020 20:09

    Doni Po ky palaço qè e mori gradën e gjeneralit dhe u bë Shef Shtabi në mënyrë abuzive , nëpërmjet rryshfetit ky që e shfrytëzoi vendin e punès vetëm për interesat e veta. 1- Dhënien e gradès Nen kolonele gruas së tij jashtë kritereve. 2- Kryerja e kursit në akademi të gruas së tij jashtë kritereve. 3 - Dhenien e grades e kolonelit të nipit të tij. 4- Emèrimin e nipit tè tij drejtor të ispektimit në Ministrinë e Mbrojtjes. 5- Me qindra emèrime jashtè kritereve. 6-Me qindra dhënie gradash jashtë krireresh. 7 - Dèrgimin në misione kundrejt pagesave nëpermjet sekserve. 8- Njeri që të gjitha kualifikimet dhe detyrat që ka bërë jashtë vendit i ka bërë vetëm me servilizma duke u lëpirë dhe nè mënyrë shumë abuzive atyre që e dergonin. 9- Si spiun që ishte e emëruan edhe drejtor të sherbimit informativ duke marrè më qafë de duke i hequr nga puna me qindra ushtarak nga sajesat e tij dhe spiunllëqet e tij. 10- Si ka fytyrë dhe kërkon edhe edhe gradën e Gjeneral Major me paturpësinë më të madhe që tre vjet në detyrën e shefit shtabit të ushtrisë vetëm vegjitoi dhe nuk bëri asnjë gjë ( të vetmen gjë që bëri ishte që shikonte nga dritarja kush hynte e dilte nga postablloku (a këtë si spiun që ishte dhe e kishte në gjak e bëri mirë). Në vend që të uli kokën e të iki nga sytë këmbët , kërkon të hajë prap dhe të hiqet si i persekutuar,turp të ketë turp.

    Përgjigju
    • Mali: 27/09/2020 05:02

      Ne Albanistan jemi ambientuar me ligesine aq shume sa na ka humbur arsyeja. Kur Kollçaku u emerua nuk pati asnje reagim. Perse reagimet vijne sot?! Nuk me intereson kush eshte Kollçaku apo gruaja e tij por ka nje llogjike institucionale. A e dini sa emerime te paligjshme ka ne ministrine e mbrojtjes?!

  • Nesti: 26/09/2020 19:39

    Do rrogen e muajit ky gjeneraluci jone qe e filloi detyren si SHSHP duke vene ne dispozicion CV genjeshter ne te cilen thoshte se ka mbaruar kursin e forcave speciale! E ka vjelur ushtrine familjarisht duke u lepire si kermidhi dhe familjarisht kane marre grada , kurse e misione te pa merituara mei mbeshtetjen e Bardhit si vellai , nipi apo gruaja e tij!

    Përgjigju
    • Koli: 26/09/2020 20:43

      Gruaja eshte seksere! merte leke edhe per te liruar nga ushtria!

  • Koli: 26/09/2020 18:44

    Kjo eshte tamam per shprehjen "Te kesh dy bythe, nje ta mbash e nje ta cash"!!! Ky eshte rasti tipik i zyrtarit shqiptar. Vegjeton neper zyra, serviloset tek te gjithe deri sa kap ndonje pozicion me nderhyrje. Si servil i skuthit Lleshi, e bene nje here drejtor te sherbimit te ushtrise, pastaj prape me propozimin e Lleshit i dhane komplet ne menyre abuzive graden gjeneral dhe e emeruan shef shtabit. E i duhej shpejt e shpejt vendit nje shef shtabi pasi kishte nje mbledhje te asamblese parlamentare te NATO. Tani qe duhet te ulte koken e te ikte, nxjerr thonjte e ligjshmerise. Kulmi! Si duket prape Lleshi do e kete nxitur.

    Përgjigju
    • Mali: 27/09/2020 05:15

      Ky eshte pragmatizem shqiptar. Keshtu eshte kudo. Eshte si puna e kermillit, si vajte deri ne maje pyeten, ja ashtu tha duke u lepire. Ketu problemi nuk ezhte ky. Keto qe thoni po i thoni me vonese nuk kane vlere. Sot ka nje fakt, ketu kemi nje dhkelje te hapur te ligjit. Ka mandatin dhe ky mandat nuk eshte zbatuar sipas ligjit. Kur te mbaroje mandatin edhe shefi i shtabit qe eshte ne detyre po ju do te dilni te shkruani. Shkruani sot siç e bera une. Eshte emeruar nje njeri i papershtashem. Nje mjek nuk ka profil per te qene shef i shtabit te pergjithshem. Perse nuk shkruani? Me gjeni nje ushtri ku ndodh kjo? Ne gjithe boten shefat e shtabeve emerohen me rrotacion midis shefave te shtabeve te forcave. Sot i takonte te ishte shef shtabi i pergjithshem nje nga drejtuesit e ketyre tre forcave. Zotrinj oficere shkoni ne perendim kryeni studimet dhe ktheheni. Shumice prej juve merren vetem me dietat dhe asnje nga juve nuk e kuptoni si funksionon nje ushtri dhe si zhvillohen emerimet. Kollcaku ishte problem kur u emerya jo tani.

    • Albani: 26/09/2020 20:42

      Koli e ke qare! Tipike e atyre qe gradat i moren pa merite! Pa mund me servilizem! Me konjuktura e me thashetheme! Edhe psi sbene drejtesi asnje site ne drejtim, taninkerkojne drejtesi per nje muaj rroge! E turpshme, nuk ka oficer qe e bene kete! Vetem nje palaco mund te veproje! Presidenti ka bere shume mire qe se ka drektretuar! I lumte dora

    • Gjobaxhiu: 26/09/2020 20:28

      @Ai cuni ska nevoje te therrase njeri se gjithe fisin ka futur ne ushtri. Natos i ka ngrene munë se as nuk e ka pjerdhe njeri ne Nato, kobtributi me forca eshte politik dhe e vendos ministri ska asnje lidhje ky palloshi. Ky vetem mblidhte leket permes gruas, e njeh gjithe ushtria Bona Hajduten. Plera komplet si fis

    • Luli: 26/09/2020 19:19

      Koli. Pavaredisht opinionit personal, shefi i shtsbit te pergjithshem le detyren kur mbush mandatin. Nese e le edhe nje dite para quhet shksrkim. Ketu nuk behet fjale cili ishte dhe cili do jete, se kuptohet me Doktorin do jete shume me mire ushtria, po ligji duhet te jete ligj.

    • O koli o kok bile: 26/09/2020 19:10

      Sa manall qenke o koli.

    • Ai cuni: 26/09/2020 18:53

      O kol djali e njef gje kete z bardhyl qe i beke dhe rezyme profili!sa per dijeni ky person ka kontribuar me forcat e natos e kot sbesoj Sa Ja ka futur!te drejten Po e kerkon me gjykate nuk Po therret niperit e Po ben vetgjygjesi mire!kaq!mirekuptoje mbi te gjitha se e respekton struktura e natos!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!