Basha kopjon protestat e Berishës pas zgjedhjeve të ’97

Basha kopjon protestat e Berishës pas zgjedhjeve të ’97

Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, pësoi një disfatë të pritshme në zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit 1997, pas një pushteti pesëvjeçar të shënjuar nga dhuna, përndjekjet, arbitrariteti, spastrimi i kundërshtarëve në parti dhe polarizimi i shoqërisë, duke kulmuar me krizën e firmave piramidale dhe prodhimin e trazirave sociale. Nga 140 vende në Parlament, Partia Demokratike mori vetëm 25 vende, duke marrë një mesazh të qartë nga shqiptarët kundër mënyrës së qeverisjes së parë. Megjithatë, pavarësisht piramidave me ‘bekimin’ e qeverisë së tij, hapjes së depove dhe destabilizimit të vendit, Sali Berisha, tre muaj pasi rrëzua nga pushteti me votë, nisi një valë protestash në shtator të vitit 1997. I izoluar ndërkombëtarisht, i braktisur nga bashkëpunëtorët, mbështetësit dhe i sapo dërmuar në zgjedhjet e parakohshme, Berisha organizonte disa herë në javë 100-150 militantë para selisë së PD, për të protestuar në Sheshin Skënderbej kundër qeverisë së Fatos Nanos. Sipas raporteve të policisë, kumi i pjesëmarrjes në protesta ishte 1 mijë veta. Po cila ishte kauza e protestave të Partisë Demokratike? Është e njëjta kauzë e ricikluar për 22 vite me radhë. Pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 1997, Sali Berisha hidhte parulla në protesta, “parlamenti i kallashnikovëve”, ‘parlamenti i kriminelëve’, ‘poshtë qeveria’ etj. 22 dy vite më pas, pasardhësi politik i Sali Berishës në krye të PD, Lulzim Basha, përsërit të njëjtat akuza kundër parlamentit dhe qeverisë. Pas humbjes së zgjedhjeve në ‘97, Berisha nuk i njeh zgjedhjet si dhe i konsideron si të mbajtura nën terror, ndërsa bojkoton Kuvendin. E njëjta strategji ndiqet nga Partia Demokratike 22 vite më pas, duke i konsideruar zgjedhjet parlamentare të 2017 të blera nga qeveria në bashkëpunim me krimin, ndërsa është dorëhequr nga Parlamenti, duke e konsideruar ilegjitim. I njëjti raport edhe më ndërkombëtar. Berisha u izolua si kurrë më parë nga faktori ndërkombëtar, për disa vite me radhë. 22 vite më pas, Lulzim Basha, ka hyrë në një kurs përplasjesh të forta me SHBA-BE për shkak të vendimeve të dënuara nga ndërkombëtarët, për dorëheqjen nga Parlamenti, protestat e dhunshme dhe për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Kjo strategji i kushtoi Sali Berishës edhe 8 vite qëndrim në opozitë, duke provokuar fundin politik të PD.

Dinamika e protestave identikeve

Dinamika e protestave të organizuara nga PD-LSI për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës është pothuajse identike me protestat e organizuara 22 vite më parë nga Partia Demokratike për rrëzimin e qeverisë së Fatos Nanos. Në vjeshtën e vitit 1997, Partia Demokratike i zhvillonte protestat në darkë. Në të njëjtin orar Partia Demokratike po zhvillon protestat javët e fundit. Gjithashtu, në ’97 protestuesit e PD marshonin nga Sheshi Skënderbej drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke u ndaluar para Kryeministrisë. Të njëjtin itinerar ndjek edhe Lulzim Basha me protestat e javëve të fundit.

Kauza

Është e njëjta kauzë e ricikluar për 22 vite me radhë. Pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 1997, Sali Berisha hidhte parulla në protesta, “parlamenti i kallashnikovëve”, ‘parlamenti i kriminelëve’, ‘poshtë qeveria’ etj.

Përsëritja

E njëjta strategji ndiqet nga Partia Demokratike 22 vite më pas, duke i konsideruar zgjedhjet parlamentare të 2017 të blera nga qeveria në bashkëpunim me krimin, ndërsa është dorëhequr nga Parlamenti, duke e konsideruar ilegjitim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet