Ekskluzive/ Bashkia Kamëz i jep tender Lush Osmanit, pronarit të ‘Shpresa.al’ që është nën hetim për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit

TIRANË- Pronari i kompanisë ‘Shpresa.al’ Lush Osmani, i shpallur në tetor 2019 në kërkim policor dhe më pas i vetëdorëzuar, për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit, vijon të marrë para publike, përmes kontratave me institucione të pushtetit vendor. Tenderin e fundit Lush Osmani e ka marrë nga Bashkia e Kamzës, me objekt blerje karburanti. Kontrata është nënshkruar në datën 30 mars të këtij vitit. Ndërsa ishte nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, Osmani e ka marrë një tjetër tender pa garë nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë, me objekt blerje vaj, në datën 30 janar 2020. Vitet e fundit, Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 700 tendera me vlerë mbi 1.5 miliardë lekë.  

Po çfarë llogarie të hapur ka me drejtësinë Lush Osmani? Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Fillimisht prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”. Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. 

Aktualisht mësohet se pronari i ‘Shpresa.al’ është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentesh, për ndryshimin e statusit të një sipërfaqe toke. Sipas burimeve, Osmani dyshohet si i implikuar në kthimin e një toke nga tokë bujqësore në tokë truall, përmes falsifikimit të dokumenteve, ku janë përfshirë edhe disa zyrtarë të shtetit. Pas një viti hetime, policia me urdhër të prokurorisë arrestoi në tetor të 2019, 18 persona për skandalin e tokave, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm. 

Kokat e kësaj skeme u liruan më pas nga burgu, duke marrë masën detyrim paraqitje. Kjo masë u vendos edhe për Lush Osmanin, kundrejt 10 milionë lekëve të vjetra si garanci pasurore. Që të gjithë vijojnë betejën me drejtësinë, por Lush Osmani merr ndërkohë edhe para publike, përmes tenderave, me anë të kompanisë së tij ‘Shpresa.al’, ku zotëron 100 % të aksioneve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • uuu: 21/04/2020 19:16

    shkoni shikoni te ministria transportit se ka marr te gjitha linjat nderqytetase

    Përgjigju
  • Arben Isaku: 21/04/2020 19:02

    Pergezime Shqiptarja.com per kete artikull pasi keni ngritur nje problem te madh. Nuk ka sesi drejtues te korruptuar institucionesh si ish drejtori i hipotekes Ardan Iljazaj pas akuzave dhe provave te prokurorise te endet i lire pasi Apeli e liroi. Krimi ekonomik ne bashkepunim te ngushte me organe te tjera duhet patjeter te kontrolloje pasurine e ketij individi e trefishuar vetem per 1 vit. Respekte Prokurorise se durrsit e cila ndermorri nje aksion te madh kunder korrupsionit duke burgosur koken e korrupsionit ne hipoteken e surrsit duke patur parasysh qe ky ish drejtor eshte shkarkuar nga vete z. Rama live ne Tv.

    Përgjigju
  • Artur Çobani: 21/04/2020 18:56

    Kam dijeni per rastin ne fjale por desha te them qe te mundur fallsifikimet jane bere nga klani i ish drejtorit te hipotekes Ardian iljazaj ne bashkepunim me Ervin Krymbin te cilet me metoda kriminale kane perfituar vete toka ne gjirin e lalzit dhe Kallm te Durresit. Prokuroria i arrestoi dhe kerkoi burgim por ish drejtori arriti te dilte nga Gjykata e Apelit dhe nderkohe ka shitur nje pjese te tokave qe ka pervetesu per te humbur gjurmet. Shpresojme qe prokuroria te marre dijeni dhe ta vere mbas hekurave ish drejtorin Iljazaj pee nke sere lrimesh dhe veprash penale. Ju faleminderit.

    Përgjigju
  • alo alo: 21/04/2020 17:48

    U kuptua tani që "oligarkët" janë të paprekshëm edhe nga qeveria e Ramës ashtu siç ishin nga qeveria Berisha. Të njëjtët emra "biznesmenësh" qarkullojnë po ashtu si politikanët. Berisha, Meta, Ruçi, Majko, Kryemadhi etj, kanë 30 vite deputetë, Rama 20 vite në pushtet, Basha 15 vite në pushtet e kështu me radhë. Edhe "oligarkët" Kokëdhima, Dulaku, Ulaj, Mane, Fusha, Osmani, Nushi, Hysenbelliu, Takaj etj etj kanë po aq vite që blejnë për dy lek, pasuritë e shqiptarëve. Tani jemi dorëzuar : Në Shqipëri ligji nuk është i barabartë për të gjithë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Konfirmohet rasti i parë më variantin omikron në Greqi, çfarë dimë për pacientin zero