Ekskluzive/ Emrat e 30 ambasadorëve pa mandat, drejtojnë ambasadat shqiptare në SHBA, Rusi, Kinë, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Francë 

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht listën me emrat 30 ambasadorëve, të cilët vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati 3-vjeçar. Diplomatët ma pa mandat përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, ndërsa duhet të ishin kthyer në Shqipëri. 30 diplomatët janë emëruar gjatë periudhës 2014-2016, ndërsa mandati i dytë ka mbaruar në periudhën 2017-2019. Lista nis me ambasadorin shqiptar në Abu-Dhabi, Ermal Dredha, ambasadorin në Beograd, Ilir Boçka, kryediplomatin në Berlin, Artur Kuko, ambasadorin në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Enkeleda Merkuri në Bratislavë.

Gjithashtu qëndrojnë në detyrë jashtë mandatit ambasadorët Arjan Spasse në Budapest,  Ilir Tepelena në Bukuresht, Adia Sakiqi në Hagë, Bardhyl Canaj në Izrael, Besiana Kadare në SHBA, Arben Gazioni në Rusi, Dritan Tola në Francë, Qirjako Qirko në Londër, Qemal Minxhozi në Kosovë, Fatos Reka në Maqedoni, Roland Bimo në Vjenë, Majlinda Dodaj në Vatikan, Eduard Sulo në Kajro, Saimir Bala në Kuvajt, Selim Belortaja në Kinë etj.

Ambasadorët që u ka mbaruar mandati janë emëruar në bazë të nenit 31/3 të ligjit për shërbimin e jashtëm, i cili parashikon që ministri i Jashtëm mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të posaçëm, i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme, të marrë masa për kthimin e ambasadorëve pa mandat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ambasadorja: 29/09/2020 09:01

    Keni harruar ambasadoren e Italise Anila Bitri, dosja e saje ka muaj qe qendron tek zyra e presidentit per ta nderruar, por presidenti nuk ka kohe te merret me emrimet e perfaqesive sepse po merret me fushaten, po dhe maxhoranca te shumten e emrimeve, nuk i ka derguar ne presidence sepse presidenti nuk i pranon prpozimet qe ka mbi tavoline te maxhorances.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/09/2020 15:33

    Presidenti nuk ka kohe te meret me ambasadoret se eshte shume i zene me pune duke bere fushate pe partine e tij, duke u mare me dhenjen e dekoratave dhe duke bredhur neper Male apo duke ngrohur Ko..t prane bregut te detit

    Përgjigju
    • Ambasadori: 28/09/2020 18:19

      O hahaha! kryeministri i propozon dhe Presidenti i emeron, kryeministri ja ka dergu presidentit propozimet por ky presidenti yne ashtu sic thote Tirona po flen mbi detoratat prej teneqele dhe te shazhllonet e Lalzit.

    • UKU MOMLIT: 28/09/2020 17:19

      Likekembeplehu ska menduar kurre per te kryer detyren,ne asnje funksion. Ai ka menduar e mendon per krime e pasurim. Po ne kete detyre te veshtire likekembeplehu eshte ne aleance me bandillin kryeminister,kryetarin e parlamentit dhe lulushbibilushin e tere opoziten e fameshme jashteparlamentare.

    • hahaha: 28/09/2020 17:13

      o tirona e lalit, nuk i emeron presidenti ambasadoret, por gent kaka dhe edi rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti