Kushërira e viktimës në Kavajë për Report Tv: Çfarë i thashë Marsidës në 'Facebook' pas ngjarjes... m'u përgjigj, por mashtroi hapur

"Dritani dhe Marsida kishin një lidhje dashurie me një milion përqind. Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit dhe ai cdo natë. Kohët e fundit nuk e di, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë".

Kështu shprehet në një lidhje telefonike ekskluzive për Report Tv nga Italia ku jeton kushërira e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë.

Irida Koçi thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, po i kërkon Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën se ajo me Dritanin kishin pasur një lidhje dashurie, të cilët 30-vjeçarja e ka mohuar publikisht.

Ajo shprehet se informacionet për raportin mes kushëririt të saj dhe 30-vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh, ndërsa ka një apel për 30-vjeçaren nga Kavaja.

"Marsida nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron? Dakord Marsida! Ti duhet të tregosh të vërtetën" i bën apel Irida Koçi, ndërsa shton se i ka shkruar edhe në rrjetet sociale Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën që mes tyre ka pasur një histori dashurie.

Shqiptarja.com publikoi ditën e djeshme ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate, gjithmonë sipas saj.

30-vjeçarja, tha se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. Por kushëriria e tij dha një tjetër version të ngjarjes.

Intervista e plotë e Irida Koçit në Report Tv
Cfarë e keni Dritan Haxhollin?
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.  

Ju si e mësuat ngjarjen?
Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?
Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?
Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?
Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?
Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë

Me kë jetonte Dritani?
Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?
Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di

Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?
Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht...

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?
Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?
Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status...Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar tre të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?
Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 12/10/2019 23:35

    Kjo marsida qenka e ndyr shum, (me droge duke terhequr,me alkol me 3 meshkuj ne shtepi ):-gjeja e pare qe duhet te beje puninjesit social dhe prokuroria tja heqin te drejten e kujdesit per 3 femijet minoren .

    Përgjigju
  • Lumi: 12/10/2019 14:59

    Po kjo te verteten e tregon vetem me ftyren qe ka moj motra, pa folur fare me organet e shtetit.....

    Përgjigju
  • Njera kot: 12/10/2019 13:32

    Dmth e di kjo ke ka pasur te dashur se ma tregonte mamaja e tij por se di fare pse ka bere burg edhe gje tjeter nuk di kjo

    Përgjigju
  • vera: 12/10/2019 12:37

    PO PSE merreni me maloken,,,llumin e shoqerise...

    Përgjigju
    • Feliks: 12/10/2019 16:35

      Nga he ti moj (zonje) qe je kaq diskriminise,nje maloke mund te kete me edukate dhe kulture se sja ju.

  • Agjenti: 12/10/2019 12:22

    Ca eshte ky muhabet. Permend hakmarrjen pa pike turpi kur vet i shkoi me arme dhe la kockat. U vetmbrojt tjetri dhe prape te haku ju ngel mendja.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/10/2019 12:16

    Prokuroria te hetoje.sa per viktimen cfare donte me kallash ne shpine e tjetrit? Po te kishte shkuar pa arme sot do ishte gjalle prane nenes se tij. Keto historite e dashurive nuk mbarojne me nje fund te lumtur.

    Përgjigju
  • Fffff: 12/10/2019 12:11

    Lere moj zonje te emen te flase me fakte dhe data. Ti Ben lidhjen e ca gjerave qe di, me ca gjera qe degjon ne lajme dhe jep opinione.

    Përgjigju
  • XXX: 12/10/2019 12:03

    Po kjo cfarë përallash tregon nga italia? Njehere thot skam pas kontakte prej vitesh pastaj dika shume mire ca bejne ata perdita.

    Përgjigju
    • Dddd: 12/10/2019 23:31

      Personi qe ka ik e ka marre te verteten me vete

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan