Ekskluzive/ Gramoz Ruçi urdhër Gentiana Sulës: Zbuloni varret e personave të zhdukur nga regjimi komunist

Ekskluzive/ Gramoz Ruçi urdhër Gentiana Sulës: Zbuloni varret e personave të zhdukur nga regjimi komunist

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarja Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë, përmes një projektrezolute të posaçme, i kërkon Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, që drejtohet nga Gentiana Sula, që gjatë këtij vitit të zbulojë vendvarrimet e peronave të zhdukur nga regjimi komunist gjatë periudhës së diktaturës. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, nga 11 detyra që Kuvendi i ka lënë Autoritetit të Dosjeve për vitin 2020, dy detyra kanë të bëjnë me gjetjen e varreve të të zhdukurve si dhe me zbulimin historisë së tyre.

Në dokument, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive, por të ndjekë dhe monitorojë procesin shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve gjatë regjimit komunist. Një detyrë të tillë, Kuvendi kishte kërkuar që të realizohej nga autoriteti që në vitin 2019, por që gjatë shqyrtimit të veprimtarisë vjetore nga Komisioni i Ligjeve, rezultoi se nuk ishe realizuar.

Ndër të tjera, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të marrë masa për zgjidhjen e bllokadës, për të tërhequr dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nga arkiva e sistemit të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, Kuvendi i kërkon Autoritetit që gjatë vitit 2020 të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit.

11 detyrat e Kuvendit për Autoritetin e Dosjeve
1.            Të japë kontribut konkret dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë shqiptare në mënyrë që mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi krimet e komunizmit, të zbulohen histori të të zhdukurve dhe hidhet dritë mbi figura dhe personalitete frymëzuese, të panjohur më parë për shoqërinë shqiptare si dhe të ndërmarrë nisma konkrete për nderimin e Viktimave të Regjimit Totalitar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përkujtim të tyre.

2.            Të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive përkatëse por të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e procesit dhe zbatimin nga ana e bashkive të ndryshme shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve në territorin e saj administrativ dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje (mbikëqyrje të posaçme) vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e rrëgjimit komunist konform edhe Rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të bëjë propozime konkrete për përmirësime ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes institucioneve,  qeverisjes vendore, prokurorisë dhe familjeve.

3.            Duke qenë se krijimin i një arkivi të vetëm të gjithë dokumenteve të ish-Sigurimi i Shtetit, është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë historike kombëtare, dhe vijon të mbetet një ndër sfidat e rëndësishme te Autoritetit pasi procesi i marrjes në dorëzim të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga ASMB (Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme) është pothuajse i bllokuar që nga muaji maj 2019, ndërkohë që edhe veprimtaria e AIDSSH varet dhe bazohet në dokumentet arkivore, AIDSSH të marrë masa që për zgjidhjen e kësaj situate, krahas vijimit të komunikimit me Ministrinë e Brendshme të shfrytëzojë “Platformën Ndërinstitucionale Online” të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë e cila është në dispozicion të institucioneve të pavarura si një mjet i ri i cili synon rritjen e autoritetit të Institucioneve të Pavarura si dhe përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë si katalizator ndërmjet institucioneve të pavarura dhe atyre qeveritare.

4.            T’i kushtojë një rëndësi të veçantë digjitalizimit të dokumenteve arkivore duke mbajtur në vëmendje që formatet përkatëse të jenë të përshtatshëm (compatibel) për ngritjen e një Data Baze të kompjuterizuar nëpërmjet së cilës, përdoruesit do të kenë mundësi kërkimi dhe shfrytëzimi të dokumenteve arkivore të krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, në të njëjtën kohë digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe në sigurinë e dokumenteve origjinale dhe ruajtjen e tyre nga dëmtimi.

5.            Të intensifikojë bashkëpunimin në forma të ndryshme me shoqatat e ish të përndjekurve politike, në mënyrë të veçantë me të mbijetuar (ish të përndjekur) të regjimit komunist të cilët janë dëshmitarë të gjallë të krimeve të kryera gjatë periudhës së errët komuniste me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin qytetar për kujtesën e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, përkujtimin dhe vlerësimin e të zhdukurve, nderimin e të mbijetuarve si dhe marrjes së dëshmive dhe fakteve lidhur me vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve.

6.            Të bëjë propozime dhe ndryshime të nevojshme në mënyrë që vendimet e marra të jenë sa më të drejta dhe ku të jenë të përfshira në mënyrë sa më të saktë të gjitha të dhënat mbi subjektet përkatës. 

7.            Inkurajon AIDSSH që krahas vijimit të aktiviteteve e botimeve të gjejë mundësi dhe rrugë të reja bashkëpunimi me qëllim rritjen e ndjeshmërisë publike ndaj krimeve të komunizmit në ndihmë të shoqërisë e brezave të rinj, si dhe rritjen e transparencës dhe sqarimit të opinionit publik lidhur me këto krime.

8.            Të organizojë më mirë punën për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit në mënyrë që fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për investime të shfrytëzohen plotësisht, dhe në të njëjtën kohë inkurajon AIDSSH që të vijojë përpjekjet për gjetjen e donatorëve të ndryshëm që janë të gatshëm të financojnë projekte në këtë fushë.

9.            Pas miratimit dhe vënies në dispozicion, në tetor 2019, të një shtese prej 10 punonjësish të rinj AIDSSH të vijojë pa humbur kohë procedurat e rekrutimit për plotësimin e të gjithë vendeve vakante në strukturë gjë e cila do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, uljen e kohës së pritjes dhe radhëve të gjata me të cilat Autoriteti është përballur për shkak të funksionimit me staf të paplotësuar.

10.          Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.

11.          Të punojë për organizimin e veprimtarive të rëndësishme, sipas kalendarit të kujtesës, të mbështetura nga bashkëpunëtorë dhe  institucione të memories, duke i propozuar Qeverisë Shqiptare vendimet përkatëse për projektin dyvjeçar Demokraci 30.

(Kliko ketu per te lexuar projektligjin e plote)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moli: 11/05/2020 23:27

    Kjo eshte si hajduti qe therret kapeni hajdutin...

    Përgjigju
  • One: 11/05/2020 18:36

    Ky duhet ta dije mire se ku jane varrosur keta njerez. Kot e lodh kete te shkreten me urdhera.

    Përgjigju
    • Gjoja: 11/05/2020 19:43

      Gjoja se di ai

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale