POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ekskluzive/Hapet dosja, ja harta
e bunkereve e tuneleve sekrete

TIRANE- Një hartë sekrete e ekspozuar për herë të parë në Bunk’Art dhe një vendim i Këshillit të Mbrojtjes i datës 4 dhjetor 1984 zbulon për herë të parë vendndodhjen dhe shifrat reale të bunkerëve dhe të mjeteve të tjera fortifikuese që u ndërtuan gjatë regjimit komunist në gjithë territorin shqiptar.

Harta është ekspozuar në nivelin e pestë të bunkerit antibërthamor të Enver Hoxhës, në dhomën ngjitur me dhomën e diktatorit. Edhe me një sy të shpejtë, kjo hartë të ofron një ide të qartë se në cilat zona strategjike ishte përqendruar vëmendja për fortifikimin e vendit
.

Komento