Hungaria refuzon të ekstradojë në Shqipëri Albert Veliun të njohur si "Babalja", i cili është marrë i pandehur për kallëzim të rremë, së bashku me ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Burime nga Interpol sqaruan ekskluzivisht për ReportTv se prej disa ditësh ka mbërritur përgjigja e palës hungareze e cila ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Veliut.
Albert Veliu u arrestua dy muaj më parë në Hungari pasi u arratis nga kampi i azilkërkuesve në Kosovë ku qëndroi për disa muaj në pritje të statusit të azilantit politik.
Prej më shumë se 2 javë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka marrë atë të pandehur së bashku me Salianjin dhe Fredi Alizotin me akuzën e kallëzimit të rremë.
Sipas Prokurorisë së Tiranës Babale, Salianji dhe Alizoti u përfshinë në kallëzimin e rremë me audio-përgjimin e montuar duke pretenduar se Albert Veliu fliste për trafik droge me Agron (Geron) Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Fillimisht këto hetime u nisën nga krimet e rënda e pas mbërritje së ekspertizës britanike ku rezultoi se përgjimi ishte i modifikuar hetimet u kaluan për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Javën e ardhshme Gjykata Penale Tiranë pritet të caktojë seancën paraprake dhe të vendosë nëse do t'i jap OK kërkesës së prokurorisë për marrjen e pandehur dhe nisjen e gjykimit ndaj tre personave mes tyre Babales dhe ish-deputetit demokrat Salianji. Ky i fundit pas marrjes së fashikullit hetimor nga prokuroria dhe komunikimit të akuzës ka publikuar në media edhe pjesë të përgjimeve ku sipas tij Fredi Alizoti është një dëshmitar i manipuluar nga policia.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2372
Lajme të tjera
-
‘Babalja’, shtyhet seanca! Salianji akuza ndaj gjyqtarit që e dënoi: Zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe personazhit të bandës së Lushnjës
12 Prill, 08:31
-
I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani
9 Prill, 10:33
-
Në kërkim të provave e kriminelëve në gjithë globin, SPAK dërgoi 123 letërporosi në 2023, drejt Francës kërkesa rekord 30! U kërkuan 39 ekstradime
6 Prill, 15:28
-
Ekstradohet nga Koreja e Jugut vrasësi i taksistit në 1995! Ervin Shahini prej 13 vitesh fshihej në Seul, ishte martuar me një grua koreane
6 Prill, 10:42
-
Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në Rubik, arrestohet 55-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi në vendin tonë
3 Prill, 11:57
-
'Babalja'/ Apeli cakton procesin ndaj Ervin Saljanjit, seanca më 12 prill
2 Prill, 11:16
-
Vodhi ne 2015 filialin e bankës në Shijak, arrestohet pas 9 vitesh në Itali (Emri)
16 Mars, 13:29
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari (EMRI)
16 Mars, 11:30
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)
13 Mars, 09:15
-
FOTO/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti
7 Mars, 15:12
-
Ekstradohet nga Kosova 'baroni i drogës' Gëzim Çela! Në Morinë i dorëzohet RENEA-s nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
7 Mars, 11:36
-
EKSKLUZIVE/ U ekstradua nga SHBA, Report Tv zbardh vendimin e gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela
4 Mars, 14:36
Sa turp..,dhe ca Diletantizmi..i P. Dhi_se,me Salinja alla Fabrizio Corona!
Përgjigju