Rrezikon paralizë pas një aksidenti, i riu denoncon: Më falsifikuan firmën për ta mbyllur çështjen, dua drejtësi!

TIRANË- Personi që shihni në këtë foto është Klodian Burgu, 24 vjeçari me banim në Paskuqan i cili deri më 5 Prill 2019 ishte si në foto në këmbë, i qeshur dhe i aftë fizikisht për të përballuar jetën.

Por teksa shkonte në punë në ndërtim si shtrues pllakash, së bashku me vëllanë e tij në kryqëzimin e rrugës ‘’Dervish Luzha’’ me ‘’Konferenca e Bujanit’’ motori në të cilin ai udhëtonte u përfshi në një aksident me pasoja të rënda.

Fatmirësisht askush nuk humbi jetën, por Klodian Burgu humbi aftësinë për të ecur dhe buzëqeshjen e një djali të ri.

Sot i pamundur për të ecur vetë ai me ndihmën e babait të tij të moshuar dhe i ulur në karrocën me rrota ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Tiranës ku kërkon drejtësi dhe denoncon padrejtësinë në kufijtë e një skandali ku dikush ende i paidentifikuar i ka falsifikuar firmën.

E teksa gjykata e shtynë procesin pasi procedurialisht s'mund të bëhet pa praninë e palëve. E kundërta ka ndodhur me hetimet kur edhe pse sipas Kodit Penal viktima duhet të jetë në dijeni, Burgu denoncon se dikush i ka falsifikuar firmën.

"Kam bërë një aksident më 5 prill të këtij viti, po shkoja në punë bashkë me vëllanë. Në kryqëzim më ndërpret rrugën një makinë, mbetem i aksidentuar rëndë thyej dy këmbët, shpatullën transferohem drejt traumës me ambulancë, kam ndenjur 53 ditë në spital, 10 ditë në gjendje kome. Më njofton prokurorja për çështjen, duan ta mbyllin çështjen sikur unë kam firmosur"

Keni firmosur ju për mbylljen e hetimeve?
Jo, jo, unë skam firmosur as kam firmosur. Për mbylljen e hetimeve jo.

Cila është kërkesa juaj, atë mëngjes po shkonit me vëllanë në punë, ndërsa sot jeni Klodiani që jeni i ulur në karrige.
Të vihet drejtësi, të mos sorrollatem nëpër gjykata kot. Përderisa s'kam hedh firmë askund më vjen ufff, unë jam i dëmtuar siç e shikon edhe vetë edhe nuk na japin asnjë verdikt edhe në gjykata vetëm e shtyjnë çështjen.

Report Tv ka siguruar edhe ankesën që i riu nga karroca me rrota i ka drejtuar kryeprokurores Arta Marku. Siç shihni në këtë faksimile ai thotë “Gjatë kohës së procedimit penal 2685, nisur më 6.4.2019 unë s'kisha dijeni dhe gjendje ime shëndetësore ka qenë shumë e rëndë dhe në shtratin e spitalit. Më 26.62019 jam njoftuar nëpërmjet postës me fletë thirrje, ku duhet të paraqitem para gjykatës për tu dëgjuar si viktimë më datën 11.7.2019.

Pasi jam njohur me aktet dhe kam mësuar se dikush tjetër ka firmosur në emrin tim (prokuroria nuk më ka njoftuar asnjëherë për fazat e hetimit dhe atë dokument se kam nënshkruar unë dhe asnjëherë s'jam paraqitur në prokurori).

Për këto arsye znj.Marku merrni masat e nevojshme ligjore për hetimin për moszbatim procedure dhe falsifikim firme.

Ndërsa babi i tij i cili e shoqëron çdo ditë shprehet se sot situata në familjen Bregu është rënduar pasi ata s'mund të përballojnë koston ekonomike ndërsa presin dyerve të gjykatës për drejtësi.

Më lejoni t'ju pyes, cfarë do të thotë kjo pamje për ju dhe si përballoni koston e jetesës sot kur jeni të detyruar të rrini 24 pas djalit?
Jam baba i Klodianit. Mos e pyet si e përballoj, kam hy borxhe deri në fyt. Do ilaçe përditë, do të lahet, mjekuar, plus spitali sa shpenzime kanë bërë siç i shikon hekurat kanë bërë 1750 euro vetëm hekurat.

I keni blerë ju?
Po

Nuk ja u ka dhënë shteti?
Nuk kishte, për tjetrën po. Vij tek Gjykata shtyhet pasi s'vjen prokurorja dhe ai që ka dëmtuar çunat.

Cili është apeli juaj?
Apeli im është drejtësi, e të më ndihmoj shteti s'mundem ta përballoj, djalë i ri siç e shikon edhe vetë.

Më 28 tetor Gjykata e Tiranës pritet të vendos nëse këtë procedim penal do ta pushojë apo do ia rikthejë sërish Prokurorisë për të kryer hetimet të plota dhe për të vënë para ligjit ata të cilët shkaktuan këtë pasojë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 09/10/2019 18:50

    Ore po ç'beni keshtu!Ore kush i kontrollon keto banda qe paguhen me taksat e "kokepalareve"!kjo eshte çnenduri!

    Përgjigju
  • Blu: 09/10/2019 17:34

    O zot.. Cun i ri ne atë situate te tmerrshme. Uroj te kete ndonjë mundesi sherimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën